1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mes traditës dhe përshtatjes

Romy Straßenburg/Eliana Xhani19 Shtator 2013

Gjurmët e romëve në Francë shkojnë prapa deri në shekullin e 15-të. Grupet etnike rome luftojnë ende sot kundër diskriminimit dhe dënojnë qendrimin e ashpër ndaj migrantëve të rinj nga Evropa Lindore.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Fotografia bardhë e zi tregon një grup të vogël njerëzish. Fëmijë të ulur në rërë pranë një furre të derdhur që shohin me habi drejt aparatit fotografik. Gra dhe burra me flokë të errët janë mbledhur reth një kitarristi. Prapa tyre dallohet një karrocë e mbuluar. 36-vjeçari Baro e ka rrethuar me të bardhë kokën e gjyshit të tij dhe tregon kitarristin me një cigare në cep të gojës: Django Reinhardt, themeluesi i xhazit evropian dhe pjesë e një familjeje të madhe belgo-franceze manush, një grup etnik, i cili është vendosur në Evropën Perëndimore qysh në shekullin e 15-të.

Ashtu si Django Rheinhard edhe Baro u rrit në periferinë Montreuil në lindje të Parisit. Para pak vitesh u njoh me Kaken. Me vonë ata zbuluan se edhe gjyshi i Kakes ishte në fotografi. Sot të dy bëjnë muzikë HipHop, përziejnë këngë me tinguj kitarre dhe violine. Tekstet e tyre dëshmojnë për krenarinë për origjinën e tyre dhe për problemet me diskriminimin në jetën e përditshme, veçanërisht kur ish presidenti Nicolas Sarkozy në 2010 mori masa për zbrazjen e dhjetëra kampeve rome, çka u pasqyrua edhe gjerësisht nga mediet. "Gjatë kohës që Sarkozy ishte president, njerëzit filluan të mendojnë se mund të thuhet tani me të drejtë 'ciganë të pisët'. Kur presidenti thotë se 'ciganët' janë të gjithë hajdutë, vjedhin që kur janë fëmijë, njerëzit mendojnë se kjo është e vërtetë".

Django Reinhardt - themeluesi i xhazit evropianFotografi: privat

Francezë të dorës së dytë

Emri Sarkozy lë një shije të hidhur tek të gjithë romët në Francë. Jo vetëm për rreth 20.000 migrantët nga Rumania dhe Bullgaria, kampet provizore të të cilëve prej vitesh largohen në mënyrë të përsëritur nga policia. Klima është ashpërsuar edhe për njerëz si Baro dhe kake, familjet e të cilëve prej dekadash e në disa raste shekujsh, janë të vendosura në Francë. Ata kanë nënshtetësi franceze e megjithatë ndihen shpesh si qytetarë të dorës së dytë. "Fëmijët e mi shkojnë në shkollë dhe atje të tjerët nuk e dinë që ata i përkasin grupit manush. Jo se na vjen turp por nuk duam që t'i tallin", tregon Baro dhe Kako shton shpejt: "Kështu ndodh edhe në rastin e punës, kur u thua se je cigan apo manush nuk të marrin. Dhe kur na marrin jemi në vëzhgim dhe sa herë mungon diçka për të gjithë është e sigurt se jemi ne fajtorët."

Pmje nga largimi i romëve në aeroportin Charles de Gaulle në ParisFotografi: AP

Romë, ciganë, manush, sinti, endacakë? Për t'u orientuar në xhunglën e përkufizimeve, është e këshillueshme një vizitë në shoqatën për "Popujt në udhëtim" (Fnasat), fshehur në një kopësht në lagjen 19 të Parisit. Mbi një tavolinë të vogël në hyrje, gjenden broshura të shumta. Ashtu si Baro dhe Kake, për shumë njerëz, të cilët cilësohen në mënyrë të përgjithshme si romë, është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes grupeve të ndryshme etnike. Edhe artisti Gabi Jimenez druan se imazhi negativ i rreth 15.000 migrantëve nga Rumania dhe Bullgaria, mund të dëmtonte pasuesit e të gjithë etnive të ndryshme. "Kur na thonë jeni të gjithë romë, prapa fshihen strategji politike nga ana e Evropës. Me qëllimin për të na vënë të gjithëve në një kategori, sikur të kishim të gjithë diçka të përbashkët."

Roma in Frankreich Ausweis des Musikers Gabi JimenezFotografi: privat

Kulturë e gjallë

Prej 30 vjetësh jeton Gabi në rulonë e tij. Ai e di sa e vështirë është të gjesh një vend të parshtatshëm qëndrimi për shtëpinë e tij mbi katër rrota. Në të gjithë Evropën vetëm në Francë, Belgjikë dhe Angli ekziston një numër i konsiderueshëm "nomadësh modernë". Në Francë numri i tyre vlerësohet në 250.000, një e pesta i përket romëve. Rulotë e tyre kanë ndërkohë më shumë komfort se sa një banesë. Çdo komunë franceze me më shumë se 5000 banorë, ka detyrim ligjor të vërë në dispozicion një vend parkimi për rulotë, por vetëm gjysma e tyre e kanë përmbushur deri tani këtë detyrim edhe pse banorët e rulove duhet të paguajnë për vendin e parkimit. Që prej fillimit të shekullit të 19-të "njerëzit në udhëtim" kanë qenë të detyruar të mbajnë me vete një "libër udhëtimi" (carnet de circulation) dhe të dëshmojnë atje me vulë policie çdo tre muaj vendin aktual të qendrimit. Vetëm një vit më parë ky rregull diskriminues ndryshoi. Librushka i duhet paraqitur tani autoriteteve vetëm një herë në vit. "Ky është një kontroll i qëllimtë juridik dhe vërtet diskriminues", thotë Gabi.

Prej një kohe të gjatë sociologu Olivier Peyroux merret me trajtimin e pabarabartë të romëve dhe karakteristikat e nëngrupeve të veçanta. Në Francë ai nga njëra anë konstaton shenja përshtatjeje tek brezat e rinj dhe nga ana tjetër vazhdimin e traditave familjare. Gjenialiteti i veçantë i të gjithë grupeve të romëve, konsiston në transformimin me pak virtuozitet të kulturës lolale, në diçka të vetën. Edhe Baro dhe Kake duan t'ua kalojnë fëmijëve të tyre vlerat dhe filozofinë e jetës të të parëve të tyre por në versionin e 2013-s. "Një kulturë është bërë për të mbetur gjallë", thotë Baro. Duke qeshur shton: "Kitarra, fustanet e gjata, zjarri në natyrë, rulotë e vogla me kalë përpara - nuk jemi më kështu, kjo ka marrë fund." Trashëgimtarët e Django Rheinhardt kërkojnë megjithë diskriminimet rrugën e tyre individale, asnjëherë plotësisht të parashikueshme.

Familie rome në Paris, 1957Fotografi: picture alliance/akg-images