1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roni Nar-On do të jetë ministër i ardhshëm i financave në Izrael

2 Korrik 2007

Jeruzalem: Sipas të dhënave të mediave ministër i ri i financave i Izraelit do të emërohet ministri aktual i punëve të brendshme Roni Nar-On. Kryeministri Ehud Olmert ka vendosur që këtë post ta ketë miku i tij i ngushtë, njofton Radio Izraeli. Ai pritet të jap betimin ditën e mërkurë. Ministri i deritanishëm i financave Abraham Riçardson pat dhënë dorëheqjen në prill për shkak të hetimeve për korrupsion.