1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrëzimi i qeverisë çeke; Kancelarja gjermane shprehet për një strategjie të re të NATO-s; FMN-ja dhe BE-ja do ta ndihmojnë Rumaninë

27 Mars 2009

Rrëzimi i qeverisë çeke shumë i papërshtatshëm; Angela Merkel: "siguri e ndërthurur"; 20 miliardë euro ndihma nga FMN-ja dhe BE-ja për Rumaninë

Rrëzimi i qeverisë çeke pikërisht në momentin kur ky vend mban presidencën e radhës së BE-së, është sipas mendimit të ekspertëve shumë i papërshtatshëm. Kjo jo vetëm për shkak se javën e ardhshme mbahet në Londër takimi i G-20 në lidhje me krizën financiare botërore, por edhe sepse tani marrëveshja e Lisbonës për reformimin e BE-së kërcënon të dështojë. Christoph Hasselbach komenton:

Në një deklaratë qeveritare një javë para fillimit të takimit me rastin e 60-vjetorit të Natos kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për një strategjie të re të NATO-s. Ajo sqaroi edhe një herë konceptin e përfaqësuar nga shumica e partive në Bundestag, atë të "sigurisë së ndërthurur", një kombinim mes ndërhyrjes ushtarake dhe rindërtimit të strukturave civile. Po ashtu zonja Merkel pershendeti shprehimisht edhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Anila Shuka me hollesi

FMN-ja dhe BE-ja do ta ndihmojnë Rumaninë e prekur nga kriza ekonomike me 20 miliardë euro. Pas Hungarisë dhe Letonisë Rumania është vendi i tretë anëtar i BE-së që merr një kredi të tillë urgjente. Horatiu Pepine

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë