1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrëzohet një avion ukrainas në Iran

8 Janar 2020

Avioni Boeing 737 është rrëzuar pak pas nisjes nga aeroporti irainian Imam-Chomeini. Asnjë nga 176 udhëtarët nuk e ka mbijetuar këtë tragjedi.

Iran Ukrainisches Passagierflugzeug nahe Teheran abgestürzt
Fotografi: Reuters/WANA/N. Tabatabaee

Qeveria ukrainase e ka konfirmuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve në avionin Boeing 737. "Sipas të dhënave të para, asnjë nga pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit nuk ka mbijetuar", shkruan presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selenskyj në Facebook. Në mesin e udhëtarëve kanë qenë edhe tre gjermanë, shtoi ministri i Jashtëm, Vadim Pristaiko. Selenskyj pohon se avioni Boeing 737 i kompanisë "Ukraine International" ka pasur probleme teknike. Shefi i njësive shpëtuese thotë se avionin e ka kapur flaka.

Fotografi: Reuters/C. Platiau

Eksperti australian i fluturimeve ajrore Geoffrey Thomas deklaroi për DW-TV, se brenda avionit ka pasur edhe një shpërthim dhe se avioni papritur është zhdukur nga radarët. Boeing 737 llogaritet si shumë i sigurtë.

Kriza në Iran

Fatkeqësia me këtë avion ka ndodhur në momentin e krizës së thellë në raportet mes Iranit dhe SHBA. Presidenti Selenskyj theksoi se të githë duhet të kenë kujdes nga spekulimet. "Ju lus që të hiqni dorë nga spekulimet e pakonfirmuara për këtë katastrofë dhe të publikoni vetëm informacionet zyrtare", theksoi presidenti i Ukrainës." Autoritetet iraniane dyshojnë se shkaku i katastrofës ka qenë një defekt teknik, por nuk janë dhënë detaje.

Fotografi: Reuters/WANA/N. Tabatabaee

Tragjedia ka ndodhur në kohën e sulmeve iraniane me raketa ndaj bazave amerikane në Irak. Autoritetet amerikane u kanë ndaluar të gjithë avionëve amerikanë që të fluturojnë në disa pjesë të Lindjes së Mesme - në hapësirën e Gjirit Persik, Gjirit të Omanit, mbi Irak dhe Iran. Ekziston rreziku i identifikimit të gabuar të avionëve, thuhet në paralajmërimin e autoriteteve amerikane. Më pas edhe Air France ka bërë të ditur, se avionët e kësaj kompanie nuk do të fluturojnë mbi Iran dhe Irak.

Fotografi: picture-alliance/M.Mainka

 

 

bc/wa/rb/pg (afp, ap, dpa, rtr)