Rrembehet nje grua gjermane ne Kabul
18 Gusht 2007Reklamë
Kabul: Në kryeqytetin afgan eshtë rrëmbyer një grua gjermane nga disa burra të armatosur. Këtë informacion e bëri publik ministria e brendshme gjermane. Sipas policisë gjermanja u morr peng në një restorant. Ende i paqartë mbetet edhe fati i inxhinierit gjermanit që u morr gjithashtu peng në Afganistan. Penngmarrësit e 62-vjeçarit kërkojnë tërheqjen e trupave ushtarake gjermane nga Afganistani. Ndërkohë marrëveshjet mes talebanëve që mbajnë ende peng 19 koerano jugorët dhe ndërmjetësuesve nga Seuli, kanë dështuar. Sipas një zëdhënësi të talebanëve, nuk u gjet një kompromis për shkëbmimin e pengjeve koreane me bashkëpuftëtarët e talebanëve, që ndodhen në burgjet afgane.