Rreshjet në Indi shkaktojnë gati 200 viktima
11 Korrik 2007Reklamë
Nju Delhi: Si pasojë e rreshjeve të shumta të stinës, karakteristike në Indi, kanë humbur jetën të paktën 187 persona dhe rreth 7 milionë të tjerë janë prekur nga pasojat e përmbytjeve. Shirat kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati duke përmbytur qytete dhe fshatra edhe në Pakistan, Bangladesh dhe Afganistan. Në total në këto vende kanë humbur jetën rreth 770 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur.