1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrezikohen 6.000 vende pune në Gjermani

Margit Siller28 Shtator 2006

Vetëm më pak se një vit ka kaluar që kur firma gjermane Siemens i shiti degën e prodhimit të celularëve firmës tajvaneze BenQ. Tani Siemens po përjeton një humbje të thellë financiare. Mbi 3000 punonjës gjermanë duhet të pushohen nga puna. Ndërkohë koncerni kryesor tajvanez BenQ, nuk pranon të paguajë më shumë se ç´ishte planifikuar. BenQ do t´i prodhojë clelularët "BenQ Siemens" në të ardhmen në Azi.

Koncerni BenQ nuk i paguan më asnjë qindrakë degës së tij gjermane Siemens. Përpara pak javësh, aziatikët i transferuan firmës gjermane 400 milionë dollarë.
Nuk ka kaluar as 1 vit që kur firma gjermane Siemens ja dorëzoi biznesin e saj jo më të sukseshshëm të prodhimit të celularëve, firmës BenQ. Madje Siemens i dhuroi BenQ pas nënshkrimit të kontratave një shumë të majme prej 250 milionë euro. Shefi i Siemens-it, Klaus Kleinfeld u shpreh pozitiv pas përfundmit të marrëveshjes së shitjes dhe entuziast se kjo shitje do të ishte në interes të të gjitha palëve:

"Duhet ta dini se fimra BenQ do të marrë përgjegjësinë për të gjithë bashkëpunëtorët dhe për të gjitha firmat e prodhimit edhe këtu në Gjermani. Këtë gjë e kemi nënshkruar edhe në kontrata që sapo përfunduam. Pra duhet ta dini se bashkëpunëtorët kanë shanse të mira. BenQ do ta vazhdojë prodhimin dhe të gjitha bizneset më të rëndëisishme që kemi në Gjermani, dhe qendra do të mbetet këtu në Mynih."

Ndërkohë rrezikohen jo vetëm 1.400 vendet e punës në qendrën e Mynihut, por edhe 1.600 vende të tjera pune në dy qytete të tjera gjermanë në ladnin e Nordrein-Vestfalisë. Zyra e menaxhimit të BenQ Mobile do të marrë të gjitha masat e duhura, për ta vazhduar biznesin e deritanishëm, thuhet ndër të jtera në deklaratën e fundit për shtyp. Por gjatë ditëve të ardhshme pritet pranimi i falimentimit pranë gjykatës së Mynihut.

Ndodhi kështu, ndonëse ende në pranverë të këtij viti, shefi gjerman Clemens Joos ishte optimist:

"Mendoj se fillimi ishte shumë pozitiv. Ne kemi një pronar shumë shumë të kujdesshëm dhe të përgjgjegjshëm nga Tajvani, i cili do të përpiqet t´j upërmbahet rregullave dhe strukturave tona. Dhe avantazhi ynë më i madh është se nuk i kemi akumuluar të gjitha burimet në një vend. Meqënëse kemi dsia pika prodhimi në Gjermani, nuk duhet të bëjmë ndryshime thelbësore të strukturave. Shpresojmë se do të sjellim prodhukte të tjera në treg dhe mendoj se pas një gjysmëviti do të jemi të gjithë shumë të kënaqur."

Firma gjigande ishte e bindur se deri në verë të vitit të ardhshëm, do të kishte një fitim më të madh se deri tani. Por në verën e këtij viti u publikua për herë të parë lajmi, se vende gjermane të punës janë në rrezik. BenQ morri përsipër nga Siemensi gjerman rreth 6.000 punonjës. ndërkohë vetëm 3.000 prej tyre punojnë tani në Gjermani. Ata ulën pagat por nuk arritën të ulin shpenzimet që sjell prodhimi këtu. Shitja e prodhukteve ra në mënyrë të ndjeshme, celularët nuk u preferuan ashtu siç ishte paramenduar nga konsumatorët dhe modelet e reja nuk patën efektin e pritur. BenQ është munduar t´i japë vetes një imazh serioz, por me sukses të vogël.

Biznesi ndërkombëtar me celularët e fimrës Benq Siemens do të kryhet në të ardhmen vetëm në Azi. Hulumtimet, zhvillimi dhe prodhimi do të transferohen në firmat aziatike. Pjesa e tregut të firmës BenQ zë në rangun botëror vetëm 3%. Disa pika prodhimi u mbyllën, për të kursyer kostot e larta të prodhimit. Madje tani po spekulohet aë tajvanezët do të prodhojnë një pjesë të celularëve të tyre nëpërmjet disa firmave të huaja.