Rritet në 41 vetë numri i viktimave nga zjarret masive në Greqi
25 Gusht 2007Reklamë
Si pasojë e zjarrit që ka për pëfshirë pyjet në siujdhesën greke Pelopones humbën jetën të paktën 41 vetë. Kështu njoftuan zjarrëfikësit nga vendi i ngjarjes. Vetëm në fshatrat e djegura në perëndim të Peleponesit u gjetën 31 kufoma, në mesin e tyre edhe zjarrëfikës. Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Qeveria greke kërkoi ndërkohë ndihmë nga Bashkimi Evropian. Para së gjithash nevojiten helikopterë për shuarjen e zjarreve, njoftoi ministria e brendshme në Athinë.
