1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane

29 Maj 2024

Mbi 200.000 vetë kanë marrë vitin e kaluar nënshtetësinë gjermane, më shumë se kurrë më parë. Shumica e personave janë shumë më të rinj se popullsia në tërësi dhe gati gjysma e tyre janë femra.

Deutsche Reisepaesse
Fotografi: Winfried Rothermel/picture alliance

Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më parë, që nga fillimi i regjistrimit statistikor. Sipas Zyrës së Statistikave në Visbaden, 200.100 vetë e morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, 19% më shumë se një vit më parë.

Vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësinë të huaj nga 157 kombësi të ndryshme. Mosha e tyre mesatare ishte 29,3 vjeç, dukshëm më e re se mesatarja e popullsisë gjermane me 44,6 vjeç. 45% e gjermanëve të rinj janë gra.

Sirianët grupi më i madh ndër personat e natyralizuar

Numri i madh i marrjes së nënshtetësive nga sirianët lidhet me migracionin e madh të sirianëve në vitet 2014 deri 2016, bëri të ditur Zyra e Statistikave. Ndërkohë shumica e tyre i plotëson kushtet për marrjen e nënshtetësisë gjermane. 75.500 sirianë morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, më shumë se një e treta e të gjitha nënshtetësive. Grupin e dytë më të madh të të huajve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane e përbëjnë turqit dhe irakianët, me rreth 10.700 vetë secili.

Sipas ligjit në fuqi në vitin 2023 marrja e nënshtetësië gjermane ishte e mundur pas tetë vjetësh qëndrimi në Gjermani. Kohëzgjatja për marrjen e nënshtetësisë mund të ulej deri në gjashtë vjet.

Fotografi: Sven Simon/imago images

Reformimi i ligjit të nënshtetësisë

Nga janari i këtij viti Gjermania e ka reformuar të drejtën e nënshtetësisë, duke e lehtësuar marrjen e saj. Ata që e sigurojnë vetë jetesën dhe plotësojnë kushtet e kërkuara mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më pas 8 vjetësh si më parë. Kush për shembull  sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh. Risia tjetër është pasaporta e dyfishtë, që është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. E re është që të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, e sidomos përgjegjësinë për mbrojtjen e jetëve hebreje.

 Antisemitizmi është kriter përjashtues.Rregullat për integrim më të shpejtë për mes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste.

 

 

 

 

la/ag