Schweinegrippe Europa
24 Korrik 2009Numri i infeksioneve të reja është shtuar shumë që prej fundit të prillit. Aktualisht çdo javë rregjistrohen rreth 3.500 deri 4.000 infektime të reja në shtetet anëtare të BE-së, si Norvegji, Zvicër dhe Islandë. Gjithsej në Evropë 17.733 vetë janë infektuar me këtë lloj të ri gripi. 35 persona kanë vdekur nga sëmundja, 30 prej tyre në Britaninë e Madhe, katër në Spanjë. Autoritetet në Hungari njoftuan një rast të parë vdekjeje, që mund të ketë të bëjë me gripin e derrit. Një burrë vdiq javën e kaluar në Budapest nga pneumonia. Gjatë autopsisë u konstatua virusi H1N1 i gripit të derrit.
Komisioni i BE-së paralajmëron
Komisioni i BE-së ka paralajmëruar nga rreziku i përhapjes së shpejtë të gripit të derrit në Evropë. Komisaja e BE-së për shendetësinë, Androulla Vassiliou, tha në Bruksel se vdekshmëria në Evropë është e ulët, por nga fundi i vjeshtës ekspertët e shëndestësisë llogarisin me një rritje të ndjeshme të rasteve të vdekjeve. Nga shtimi i udhëtimeve në sezonin e pushimeve virusi i gripit mund të përhapet më shpejt, tha komisarja e BE-së Vassiliou. Ajo bëri thirrje për një strategji të përbashkët vaksinimi të shteteve të BE-së, të cilët janë vetë përgjegjës për mbrojtjen shëndetësore. Komisioni i BE-së mund të marrë përsipër vetëm koordinimin.
Britania e Madhe është më e prekura nga gripi i derrit. Edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit Toni Blair, Cherie, ka gjasë të jetë sëmurur. Në shumicën e rasteve gripi i derrit është i shkallës së lehtë. Vdekshmëria sipas të dhënave të shkencëtarëve britanikë të kolegjit imperial në Londër është shumë më e lartë sesa vdekshmëria nga një grip normal i periudhës së dimrit. Në Britaninë e Madhe janë sëmurur futbollistë të njohur dhe pjesëtarë të baletit mbretëror. Edhe tek ata, sipas informacionev e të shtypit, gripi nuk është i shkallës së rëndë.
Në Francë një grup prej 47 studentësh nga Spanja dhe Britania e Madhe është futur në karantinë. Henri Welschinger, një përfaqësues i universitetit të prekur, paralajmëroi të mos shkaktohet panik, sepse të rinjtë nuk kanë kolerën, por verëm një grip, i tha ai agjensisë së lajmeve AFP. Në Lybek stacioni gjinekologjik i një spitali u mbyll provizorisht.
Planifikohen vakisnime
Në Gjermani, ku po rritet shumë numri i infeksioneve, po përgatitet një vaksinim në masë i mjekëve, infermiereve, policëve dhe i punonj/sve të profesioneve të tjera relevante, i cili do të nisë në vjeshtë. Kabineti qeveritar duhet të aprovojë rregulloren përkatëse. Sipas të dhënave të institutit Robert-Koch në Berlin dy të tretat e gjermanëve të sëmurë janë infektuar në pushime jashtë vendit, në rradhë të parë në Spanjë.
Në Itali ministri i Shëndetësisë Maurizio Sacconi po përgatit një vaksinim masiv. Ai do të porosisë 48 milionë shishe me serume-vaksinë, në përgatitjen e të cilave po punohet ende. Italia do të nisë prej nëntorit valën e parë të vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe policisë, zjarrfikësit dhe personat mbi moshën 65 vjeçare.
Autor: Bernd Riegert / Angjelina Verbica
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora