1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet numri i të vdekurve nga droga në 2008-n në Gjermani

VFB4 Mars 2009

E ngarkuara e qeverisë gjermane për problemet e drogës publikoi në Berlin të dhënat, sipas të cilave gjatë vitit 2008 numri i të vdekurve nga droga shënon rritje me 3,9% kundrejt vitit 2007.

Fotografi: dpa

Lidhur me këtë temë gazetat gjermane të së mërkurës shkruajnë:


"Dithmarscher Landeszeitung": "Apelet dhe ligjet nuk do ta zgjidhin këtë problem. Vesi i drogës si pjesë e strukturës mbarëshoqërore tregon domosdoshmërinë për të diskutuar sërish më me intensitet aspkete të tilla si përgjegjësia sociale. Gjermanët kanë shumë arësye të forta që të mendojnë seriozisht për këtë problem."


"Coburger Tageblatt": "Duke nisur qysh nga amfitamina, ekstazia, kokaina e të tjera, duket se kanë një efekt joshës që i sfidon të gjitha masat parandaluese dhe apelet. E ngarkuara e qeverisë për problemet me drogën, Sabine Bätzing, nuk duhet pasur zili për postin që ka, por ajo nuk është më kot në këtë detyrë. Kjo pasi të varurit nga droga kanë nevojë për ndihmë, pavarësisht se si është ndihma në detaje."