1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrudhje e rrezikshme e qeverisë Samaras

Jannis Papadimitriou 22 Qershor 2013

Për shkak të krizës në radiotelevizionin shtetëror grek ERT partia e moderuar Partia e Majtë Demokratike (DIMAR) u largua nga qeveria e koalicionit në Athinë.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe pas largimit të demokratëve të majtë nga koalicioni i udhëhequr nga Antonis Samaras, partnerët e mbetur të koalicionit partia konservatore Demokracia e Re dhe ajo socialiste PASOK nën udhëheqjen e ish-ministrit të Financave Evangelos Venizelos mund të vazhdojnë të qeverisin, sepse ish-kundërshtarët kanë së bashku mbi 153 nga 300 vendet në parlament.

Vendimi për tërheqjen nga koalicioni i të majtëve demokratë ishte shumë e diskutueshëm edhe brenda partisë. Vetëm disa orë para se lideri i partisë Fotis Kuvelis të shpallte kalimin në opozitë, zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë së tij Vassilis Ekonomou u shpreh publikisht për të qëndruar në koalicionin trepartiak.

Çështje e demokracisë, jo e politikës së kursimit

Por shumica e deputetëve të majtë u shprehën të premten (21.06.) për daljen nga koalicioni. Sipas pikëpamjes së të majtës kriza që lidhet me radio-televizionin shtetëror nuk është vetëm një çështje kursimesh, por mbi të gjitha një çështje e demokracisë. "Për partinë e tij, është e qartë se reforma duhet të kryhen jo me dekret, por në përputhje me parimet demokratike dhe kjo nuk është bërë në rastin e ERT" - tha zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë së tij Vassilis Ekonomou.

Fotografi: REUTERS/Phasma

Thasheme për zgjedhje të reja

Në shtypin grek kishte pasur këto ditë spekulime se dalja e një pjesë të koalicionit prej këtij do të sillte dhe zgjedhje të parakohshme. Edhe Komisioni Evropian u detyrua të apelonte tek "përgjegjësia e liderëve politikë për të mirën e Greqisë dhe të Evropës." Sipas analistit politik Tasos Papas për momentin nuk diskutohet më për zgjedhje të reja, por ato do të ishin të mundshme nga vjeshta. E Majta Demokratike ishte gjymtyra më e dobët e kësaj qeverie dhe nuk ishte entuziaste për qeverisjen e përbashkët. Deputetët e majtaë votuan kundër reformës së tregut të punës, këmbëngulën për ligjin e tyre kundër racizmit dhe së fundi e shfrytëzuan debatin për televizionin shtetëror për ta kthyer në një çështje politike, thotë Papa.

Tani dy partnerët e mbetur në koalicion do ta kërkojnë shpëtimin tek ristrukturimi i qeverisë, mendojnë mediet greke. Si e sigurt konsiderohet që në qeverinë e re do të marrin pjesë edhe figura të rëndësishme të PASOK-ut, gjë që shefi i tij Venizelos deri para një viti e kishte hedhur poshtë në mënyrë rigoroze.