1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rubrika Kaleidoskop: Çiftet pa shqetësimet që sjellin fëmijët- "No kids!" dhe interesi i kinezëve për të ardhurat e sportistëve perëndimorë

26 Gusht 2008

Rubrika Kaleidoskop

1. Fëmijët janë dhuratë e Zotit, thuhet në shumë kultura të botës. Dhe bërja nënë konsiderohet tradicionalisht si gëzimi më i madh në jetën e një gruaje. Po se çfarë çmimi duhet të paguajnë gratë që bëhen nëna, për këtë nuk flet askush asnjë fjalë. Në vendet e industrializuara, ku gratë kanë sot mundësi dhe mjete që të bëjnë fëmijë vetëm kur duan, po shtohen gjithnjë e më tepër çiftet pa fëmijë që bëjnë reklamë për veten. Motoja e tyre është jo childless "jo pa fëmijë", por childfree "të lirë nga fëmijët". Çifte të tilla duan të jetojnë pa shqetësimet që sjellin me vete fëmijët dhe për këtë për ta po ndërtohen komplekse turistike speciale apo lagje luksoze në të cilat motoja është: No kids!

2. Asnjëherë Kina nuk ka fituar kaq shumë medalje të arta olimpike sa kësaj here në Pekin. Atletët kinezë po i përmbushin shpresat e opinionit të gjërë vendas për medaje. Por presioni ndaj sportistëve vjen jo vetëm nga sportdashësit, por edhe prej hordhive të tëra të reporterëve dhe të gazetarëve që i ndjekin nga pas. Tipike për gazetarët kinezë është se ata nuk pyesin aq shumë gjëra sportive, por janë të interesuar në radhë të parë për detaje nga jeta private e starëve të sportit. Sa fiton? Çfarë bën për të ruajtur bukurinë? Sa më intime pyetjet, aq më të mira duket se janë ato. Astrid Freyeisen me kuriozitete nga puna e reporterëve dhe gazetarëve kinezë të Olimpiadës

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë