1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rumunët votojnë për deputetët në Parlamentin Evropian

25 Nëntor 2007

Gati një vit pas pranimit në Bashkimin Evropian rumunët votojnë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian. 35 deputetë do të kenë një mandat prej një viti e gjysëm pasi që në qershor të vitit 2009 në të gjitha vendet e BE-së do të votohet për një përbërje të re të Parlamentit Evropian. Njëkohësisht me zgjedhjet evropiane në Rumani mbahet një referendum për përcaktimin e sistemit zgjedhor.