Rusët me "dëshmi të reja" për gazin helmues të përdorur nga kryengritësit
18 Shtator 2013![](https://static.dw.com/image/17098510_800.webp)
Qeveria ruse ka në dispozicion nga udhëheqja siriane sipas të dhënave të veta "dëshmi të reja" për përdorimin e gazit helmues nga kryengritësit islamikë. Kjo bën që të vihet përsëri në një situatë të vështirë arritja e një marrëveshjeje me Perëndimin për një Rezolutë për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Materaili i ri nga Siria dëshmon se armët kimike më 21 gusht afër kryeqytetit Damask duhet të jenë vënë në përdorim nga kryengritësit, tha zevëndësministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Walid al-Muallim në Damask.
Rjabkov deklaroi se Rusia është e dëshpëruar me raportin e OKB-së për sulmin kimik, duke e quajtur “të politizuar dhe të njëanshëm”. Sipas të dhënave të agjencisë ruse të lajmeve, diplomati rus kritikoi po ashtu ashpër inspektorët e Kombeve të Bashkuara. Rusia në këtë mënyrë mbrohet në Këshillin e Sigurimit kundër pretendimeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës, Francës, për të kërcënuar Sirinë me sanksione, duke përfshirë edhe veprime të mundshme ushtarake, nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim.