1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Rusi: Kush do ta paguajë mirëmbajtjen e stadiumeve?

15 Qershor 2018

Ndeshjet e KB në Rusi do të mbahen në 12 stadiume të rinovuara apo ndërtuara enkas. Por shumë rajone do të kenë probleme shumë seiroze me mirëmbajtjen e tyre pas kampionatit.

Russland Stadien Mordovia Arena
Arena Mordovia në SaranskFotografi: picture-alliance/dpa/A. Kudenko

Kampionati Botëror në futboll në Rusi do të zhvillohet në 12 stadiume. Disa stadiume janë rinovuar ndërsa të tjerat janë ndërtuar tërësisht të reja. Por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këto stadiume pas kampionatit dhe kush e ka financuar ndërtimin e tyre.

Guvernatori i Kaliningratit Anton Alihanov ka deklaruar pas një takimi me presidentin Vlladimir Putin në Kremlin se ai ka kërkuar ndihma financiare për mirëmbajtjen e stadiumit. Alihanov tha se për rajonin e tij kushton shumë mirëmbajtja e një stadiumi me 35.000 vende. Vetëm disa ditë më vonë, presidenti Putin urdhëroi që të rishikohen mundësitë e mirëmbajtjes së stadiumeve - në Volgograd, Jekaterinburg, Kaliningrad, Nishni Novogorod, Rostov në Don, Samara dhe Saransk.

Kostot shumë të larta

Në fillim ishte planifiakuar që rajonet t'i vetëfinancojnë stadiumet deri në fillim të vitit 2019. Autoritetet thonë se rajonet do të kishin nevojë për rreth 200 - 500 milionë rubla (2,6 - 6,5 milionë euro), që janë një ngarkesë tepër e madhe për to. Në veçanti kur dihet se disa prej këtyre rajoneve nuk kanë ndonjë ekip të madh në ligën e parë. Ekipet nga Volgogradi, Kaliningradi, Novogorodi dhe Samara luajnë në ligën e dytë. Në ndeshjet, që zhvillohen këtu mblidhen mesatarisht rreth 1000-5000 shikues. Ekipi i qytetit Saranski luan në ligën e tretë, ndërsa Soçi nuk ka fare ekip profesionist në futboll.

Madje edhe në ekipet e qyteteve Jekaterinburg dhe Rostov në stadiume nuk mblidhen më shumë se 9000 shikues - që do të thotë se stadiumet do të jenë thuajse bosh, ndërsa kostot e mirëmbajtjes tepër të larta.

Stadiumi në JekaterinburgFotografi: picture-alliance/dpa/D. Sorokin

Rajonet duan që Moska të paguajë

Mirëmbajtja e stadiumeve do t'u sjellë shumë probleme financiare rajoneve. Kështu thuhet edhe në një studim të sipërmarrjes  AECOM. Autoritetet rajonale kërkojnë ndihma nga shteti. Përfaqësuesi i Republikës së Mordovisë ka propozuar që në nivelin e Rusisë të krijohet një autoritet që do të kujdesej për stadiumet. Disa qytete kanë kërkuar që Moska të kujdeset për mirëmbajtjen. Në fund të vitit të kaluar presidenti Putin ka kërkuar që të hartohet një plan për përdorimin e stadiumeve pas kampionatit. Në këtë dokument thuhet se deri në vitin 2023 për mirëmbajtje do të nevojiten më shumë se 13 miliardë rubla. 12,4 do të paguajë shteti, ndërsa rajonet 900 milionë rubla.

Probleme të ngjashme me përdorimin e stadiumeve kanë edhe organizatorët e mëparshëm - Afrika e Jugut dhe Brazili. Në disa vende janë zvogluar ndërkohë stadiumet. Këto përvoja do të përdoren edhe në disa stadiume të Rusisë, por megjithatë financimi i mirëmbjajtjes së tyre mbetet një problem shumë i madh për rajonet.