1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia bën përgjegjëse Ukrainën për atentatin ndaj Duginas

23 Gusht 2022

Shërbimi Informativ Rus, FSB ka bërë përgjegjëse Ukrainën për atentatin ndaj gazetares politike, Darja Dugina. Ukraina i hedh poshtë akuzat, kurse Estonia deklaratat e FSB se vrasësja e Duginas ndodhet në Estoni.

Russland, Moskau | Gedenken an Darya Dugina
Fotografi: Mikhail Tereshchenko/TASS/dpa/picture alliance

Ukraina hedh nuk pranon asnjë lloj përgjegjësie në lidhje me atentatin ndaj Darja Duginas, vajzës së nacionalistit të njohur rus, Aleksander Dugin. Shërbimi Informativ Rus, FSB ka akuzuar Ukrainën se është përgjegjëse për atentatin me bombë ndaj Duginas. Atentati kundër gazetares politike, Dugina është përgatitur dhe kryer nga shërbimi informativ ukrainas, deklaroi FSB të hënën, sipas agjencive ruse të lajmeve. Sipas FSB autore e atentatit është një femër e lindur në vitin 1979 në Ukrainë, e cila është arratisur në Estoni.

Por ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu ka hedhur poshtë pretendimin e shërbimit rus, FSB se atentatorja e supozuar ndodhet në Estoni. "Ne e shohim këtë si një provokim në një seri të gjatë provokimesh, dhe nuk mund të themi asgjë më shumë këtë moment", deklaroi Reinsalu.

Fotografi: Investigative Committee of Russia via REUTERS

29 vjeçarja Darja Dugina sipas të dhënave të autoriteteve ruse u vra të shtunën në mbrëmje në një atentat në afërsi të Moskës, kur u hodh në erë makina e saj. Ashtu si i ati, Aleksander Dugin ajo ka qenë mbështetëse e flaktë e luftës sulmuese ruse në Ukrainë. Sipas të dhënave të mediave ruse, në shënjestër të atentatit ishte babai i Darja Duginas, ideologu Aleksander Dugin. Vëzhgues të tjerë e shohin atentatin nga ana e Moskës, dhe bëjnë fjalë për një luftë për pushtet në hije në Kremlin. Një këshilltar i presidentit Zelensky tha të dielën, se në dallim nga Rusia, Ukraina nuk është "shtet terrori". Ai bëri fjalë për luftë për pushtet brenda grupimeve të ndryshme në Rusi.

As qeveria amerikane sipas të dhënave të saj nuk ka informacione të sakta për sfondin e vrasjes. "Ne nuk e dimë vërtet, se kush fshihet pas kësaj dhe se cili ka qenë motivi", tha drejtori për komunikimin i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby.

la/ag