Rusia dhe Ukraina bombardojnë njëra-tjetrën me dronë
10 Nëntor 2024Sipas informacioneve nga Kievi sulmet e Rusisë kundër Ukrainës shënuan natën e fundit një rekord. Rusia lëshoi drejt Ukrainës 145 dronë njoftuan forca e mbrojtjes kundërajrore në Kiev. 62 raketa pa pilot u shkatërruan kurse 67 të tjera janë zhdukur nga radarët. Këtë herë në qendër të sulmeve ishte zona e Odesës në Detin e Zi. Aty janë dëmtuar mjaft apartamente, prona private, dyqane, makina dhe garazhe, thanë autoritetet. Po ashtu ka pasur edhe të plagosur.
Rusia njofton për 70 sulme me dronë nga Ukraina
Për t'u mbrojtur edhe Ukraina bombardoi në orët e mëngjesit territorin rus. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria ruse kishte zmbrapsur 70 sulme ukrainase me dronë, 34 prek të cilave në rajonin e Moskës. Autoritetet thanë se një grua kishte pësuar djegie, sepse mbeturinat e një droni të rrëzuar ranë në shtëpinë e saj në rrethin Ramenskoje të rajonit të Moskës, në juglindje të kryeqytetit rus.
Aeroportet e Moskës rifilluan përsëri punën, pasi një ndërprerjeje për orë të tëra gjatë mëngjesit të sotëm të ngritjeve dhe uljeve të avionëve.
Dronët po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në luftë
Qeveritë në Moskë dhe Kiev po përpiqen të blejnë dhe të zhvillojnë dronë të rinj, apo t'i përdorin ato në mënyra inovative dhe gjejnë mënyra të reja për të shkatërruar avionët. Ukraina ankohet se deri tani për të shkatërruar dronët nevojiten pajisje të të shtrenjta. Forcat e armatosura të Ukrainës synojnë gjithashtu që dronët me të cilat sulmon Rusia t'i shkatërrojnë brenda territorit rus.