Rusia merr kryesinë e rradhës së Këshillit të Evropës
29 Maj 2006Në axhendën e bisedimeve qëndron ndër të tjera referendumi mbi statusin e Republikës së Malit të Zi, larmia kulturore në Kaukazin Verior, migrimi për vende pune nga Evropa Lindore në Evropën e Mesme, rritja e sigurisë së trafikut ajror në Evropë dhe zhvillimi ekonomik i Ukrainës.
"Kryesia në Këshillin e Evropës,do t´i japë shansin Rusisë që të dëshmojë, se është pjesë e Evropës demokratike dhe një partner i barabartë", tha Rene van den Linden, përpara takimit.
Shumë politikanë rusë kanë kritikuar në të kaluarën punën e Këshillit të Evropës, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe situatën në Çeçeni. Rusia e konsideron këtë punë si ndërhyrje në çështjet e brendshme ruse dhe kërkoi përpara pak kohësh, uljen e shumës vjetore që paguan ajo si antare e Këshillit të Evropës.
Kostantin Kosaçov, shefi i marrëdhënieve me jashtë, tha: "Ne jemi të bindur se ky buxhet shtetëror duhet të korrigjohet sa më parë. Sigurisht që temat që e preokupojnë tradicionalisht Këshillin e Evropës, si demokracia dhe të drejtat e njeriut janë të rëndësishme, por ne mendojmë se Këshilli i Evropës duhet të fokusohet më shumë tek shkenca, arsimi dhe kultura."
Rusia ka probleme sidomos me punën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut në Strasburg, tek i cili paraqiten mijëra rusë dhe ankohen. Kryetari i Dumas Boris Gryslov kërkon ta ndryshojë këtë gjë: "Detyra jonë si deputetë është që ta drejtojmë vëmendjen e Gjykatës Evropiane tek funksionet e drejtësisë, pa ndërhyrë në politikën e vendit."
Sipas Moskës, vendimet ë kësaj gjykate janë shpesh herë ndryshe nga vendimet ruse. Temë tjetër e takimit të Moskës është edhe racizmi dhe antisemitizmi, çështje këto që kanë filluar të jenë sërsih aktuale në Rusi gjatë kohëve të fundit.