Rusia ndërton një stacion të ri kozmik
22 Nëntor 2007Reklamë
Rusia ndërton në Lindjen e Largët një stacion të ri kozmik. Siç njoftoi qeveria në Moskë, stacioni me emrin Wostoçni do të perfundojë deri në vitin 2015. Prej vitít 2018 nga kosmodromi në zonën e Amurit mund të nisen edhe misione drejt kozmosit. Deri tani Rusia shfrytëzon stacionin kozmik në Bikonur të Kazakistanit për fluturimet e astronautëve.