1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rycker: 17 nëntor, zgjedhjet në Kosovë

Bekim Shehu1 Shtator 2007

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, shpalli datën e mbatjes së zgjedhjeve në Kosovë. Me 17 nëntor në Kosovë në të njetën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Nje police kosovare gjate zgjedhjeve
Zgjedhjet ne KosoveFotografi: AP

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 17 nëntor ditë e shtunë dhe qytetarët e Kosovës në këtë ditë do të votojnë për këshilltarët në asambletë komunale dhe poashtu për deputet në kuvendin e Kosovës. Pra, dy palë zgjedhje do të mbahen të njetën ditë ato lokale dhe të përgjithshme. Këtë vendim e mori shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, pas një takimi të gjatë që zhvilloi me grupin negociator të Kosovës.

Kryeadministratori, Joakim Rycker, tha se është shumë me rëndësi që demokracia të ecë rrugës së vet dhe mbi këtë bazë edhe e ka marrë vendimin që të shpallë datën e zgjedhjeve.

"Ekipi i unitetit dhe unë jemi pajtuar se përmbyllja e procesit të statusit sa më parë që është e mundur është përparësia kryesore në Kosovë dhe në këtë linjë unë kam rezervuar të drejtën që për të shtyrë zgjedhjet nëse data e tyre përdoret si arsyetim për shtyrjen e procesit të statusit final të Kosovës, tha Joakim Rycker. Ai tha se këto dy procese nuk duhet të bien ndesh njëra me tjetrën. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen, mirëpo, gjithsesi vendimi për statusin është prioritet për lidershipin kosovar. Në të njetën linjë shprehet edhe kryetari i PDK-së në opozitë, Hashim Thaqi, i cili thotë se vendimi për shpalljen e datës së zgjedhjeve ka qenë unik.

Ditë më parë shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, patinënshkruar rregulloret e posaçme për të siguruar kuadrin ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas këtyre rregulloreve Kosova do të jetë një njësi zgjedhore dhe do të zbatohet sistemi proporcional. Për herë të parë do të votohet me lista të hapura, ndërsa është miratuar edhe pragu zgjedhor prej pesë për qind, por kjo vlenë vetëm për partitë politike shqiptare dhe jo edhe për partitë e pakicave kombëtare. Kryetarët e komunave të Kosovës do të zgjidhen për herë të parë me votim të drejtpërdrejtë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW