"Së shpejti do të hamë së bashku një biftek polak"
25 Nëntor 2006
Rusia dhe BE të premten u përpoqën për kufizimin e dëmeve, pasi dështoi nisja e bisedimeve për marrëveshjen e re me BE-në. Pas samitit në Helsinki presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso, deklaruan se fillimi i bisedimeve është shtyrë, por kjo nuk do t´i dëmtojë marrëdhëniet.
Polonia e pengoi në samit fillimin e bisedimeve, sepse Rusia nuk e heq ndalimin e importit të misht polak. Edhe vdekja misterioze e ish agjentit rus Litwinenko në Londër ishte në qënder të interesit, si dhe reagimi i Putinit ndaj akuzave, se pas saj fshihet sherbimi i tij sekret. Kjo nuk ka qenë ditë e lehtë për përfaqësuesit e BE-së. Atyre iu desh të dilnin me duar bosh para presidentit rus në Helsinki për shkak të aferes së mjerë për ndalimin e eksporteve të mishit nga Polonia. Pra u fol për të gjitha temat e mundshme të mëdha dhe të vogla, pa hyrë siç ishte parashikuar në bisedimet për një marrëveshje të re kooperimi me Rusinë.
Në të duhen zgjidhur të gjitha çështjet kryesore të marrëdhënieve, në rradhë të parë tema e rëndësishme e energjisë, aq e rëndësishme për evropianët. Presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso theksoi edhe një herë, se ka bërë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur në kohë konfliktin e qeverisë polake me atë ruse. Cështja nuk është as kualiteti i mishit polak, por problemet teknike për deklarimin e eksportit.
"Meqë ne jemi të gjithë të një mendimi, se mishi polak është me të vertetë i mirë në takimin e rradhës duhet të hamë së bashku një biftek nga Polonia. Gjithsesi kjo temë, aq e rëndësishme sa është, nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet tona të mira me Rusinë dhe marrëveshjen e re."
Një kritikë aspak e fshehur ndaj kokëfortësisë polake. Por Barroso e quajti edhe embargon e Rusisë një reagim të tepert. Rusia duhej ta hiqte atë. Presidenti Putin ia la të gjithë këtë cështje ekspertëve, ky problem duhet zgjidhur. Por pastaj ngacmoi edhe pak me tej plagen duke thënë, se këtë cështje teknike nuk duhet ta lidhim me marrëdhëniet ruso-evropiane, egoizmi nacional nuk i ndihmon marrëdhëniet e mira. Presidenti rus mezi e mbajti vetën, pa thënë se i vjen keq për BE, që ka anëtar Poloninë.
I përgatitur mirë ai reagoi pastaj ndaj pyetjeve të gazetarëve për vdekjen e ish agjentit të shërbimit sekret Litwinenko në Londer. Putin tha se mendon se pas ketij rasti fshihet një provokim politik.
"Vdekja e një njeriu është gjithnjë tragjedi. Me vjen keq dhe i shpreh familjes keqardhjen time. Deri tani është e paqartë, në se bëhet fjalë me të vertetë për një krim."
Më parë ishte njoftuar që Litwinenko ishte helmuar me një substancë radioaktive. Edhe vdekja e pasqaruar ende e gazetares Anna Politkoskaja u permend sërish. Sa kanë ecur hetimet deri tani? Për këtë çështje presidenti rus që prej samitit të fundit të BE-së ka një përgjigje standard. Akte të tilla janë në të gjithë Evropën një problem i madh, kudo vrasje të pasqaruara, të mendohet vetëm për mafien dhe viktimat e saj nder gjykatesit dhe prokuroret.
\Përsa u perket rezultateve konkrete përfaqësuesit e BE-së mund të marrin me vete vetem diçka të vogel, pas një grindjeje 20 vjecare ruset pranojnë që të ulin taksat për fluturimet e shoqërive evropiane mbi Siberi dhe t´i heqim fare deri në vitin 2013. Ketu është fjala për 350 milionë euro në vit.