1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti priten ndihma për Gazën përmes një porti provizor

29 Prill 2024

Ndërtimi i një porti provizor në brigjet e Rripit të Gazës, sipas të dhënave të SHBA-së, po avancon. Ndihmat e para mund të arrijnë shpejt përmes kompleksit provizor portual.

Rripi i Gazës: Imazh satelitor i punimeve për ndërtimin e portit provizor
Territoret palestineze, Rripi i Gazës – Imazh satelitor i punimeve për ndërtimin e portit provizorFotografi: Maxar Technologies/AP Photo/picture alliance

Gjendja e popullsisë civile në Rripin e Gazës vazhdon të jetë katastrofale. SHBA përpara disa javësh njoftuan për ndërtimin e një porti provizor. Shumë shpejt ky port mund të jetë gati, sepse ushtria e SHBA-së ka filluar punimet dhe është angazhuar me anije, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder mit.

Qeveria e SHBA-së llogarit, që kompleksi provizor portual në veri të Rripit të Gazës do të jetë në funksion në fillim të majit. Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së bëri të qartë, se porti provizor është konceptuar në mënyrë të tillë. Që ushtarët e SHBA-së të mos shkelin territorin e Rripit të Gazës. Ushtria e Izraelit njoftoi, se do të mbështesë logjistikën dhe sigurinë e nismës amerikane, ku bën pjesë edhe ndërimi i një kallate lundruese.

Sektori i portit në jugperëndim të qytetit të Gazës po zgjerohet, venë në dukje mediat duke iu referuar të dhënave nga imazhet satelitore. Në zonën e portit do të kontrollohen edhe njëherë furnizimet dhe më pas do t'u dorëzohen organizatve të ndihmës oër t'i shpërndarë. 

Deri në 150 kamionë në ditë

Një përfaqësues i qeverisë së SHBA-së përmendi detaje, se si duhet të funksionojë kompleksi provizor portual. Mendohet që të mund të ngarkohen me ndihma deri në 90 kamionë në ditë.

Gjendje emergjence në Rripin e Gazës, popullsia rrezikohet nga uriaFotografi: Mohammed Salem/REUTERS

Sapo porti të jetë plotësisht në funksionim, numri i kamionëve mund të arrijë deri në 150. Marina dhe aviacioni i Izraelit do të kontribuojnë në mbrojtjen e operacionit të ndihmave. Projekti do të mbështetet nga rreth një mijë ushtarë të SHBA-së, sipas zëdhënësit qeveritar.

Furnizimet fillimisht do të kalojnë përmes Qipros duke u mundësuar prej ushtrisë së SHBA-së dhe një koalicioni mes partnerëve, bëhet e ditur. Ndihma humanitare do të ofrohet nga ajri ose nga deti për në Qipro. Atje ajo do të verifikohet dhe do të përgatitet për furnizimin e mëtejshëm në destinacion.

Anijet tregtare do t'i transportojnë ndihmat duke i çuar ato në kallatën lundruese përpara brigjeve të Gazës. Sipas të dhënave të Pentagonit kjo kalatë është një lloj platforme, që do të qendrojë disa kilometra larg bregut të Rripit të Gazës. Që këtej ndihmat do të transportohen me anije më të vogle deri në bregun e Rripit të Gazës, vuri në dukje përfaqësuesi qeveritar i SHBA-së.

Paralajmërime për emergjencë urie

Qeveria e SHBA-së sërish apeloi nga rreziku i një emergjence urie në Rripin e Gazës. "Gjendja humanitare në Gazë është jashtëzakonisht e keqe", tha një përfaqësuese e autoritetit të SHBA-së për Ndihmën Ndërkombëtare (USAID). Gati 30 përqind e fëmijëve në veriun e Rripit të Gazës shfaqin shenja të të paushqyerit.

SHBA në fillim të marsit njoftuan, se ushtria e SHBA-së do të ndërtojë portin provizor në sfondin e gjendjes së emergjencës në Rripin e Gazës, me qëllim që të furnizojë me ushqime, ujë dhe medikamente zonat e luftës. Prej javësh punohet për planet e ndërtimit të këtij porti.

 

 

AR/kle (dpa, kna)

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë