Sërish protesta masive kundër qeverisë në Serbi
10 Qershor 2023![Pas dy sulmeve amok me gjithsej 18 të vdekur në fillim të majit në Serbi në mënyrë të përsëritur po zhvillohen protesta masive.](https://static.dw.com/image/65817546_800.webp)
Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS. Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi. Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.
Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.
Vuçiq tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet.
Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.