1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sërish sulme kundër trupave gjermane në Afganistan

9 Tetor 2007

Tre ushtarët gjermanë të plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës në Afganistan, janë kthyer në Gjermani. Aeroplani me të plagosurit ka mbërritur në aeroportin Këln-Bonn. Ndërkohë ushtarët gjermanë në Kundus u ranë edhe një herë në shënjestër të kryengritësve. Ministri i mbrojtjes Franc Jozef Jung (Franz Josef Jung) konfirmoi në Berlin se pozicionet e trupave gjermane janë qëlluar me katër raketa. Janë shkaktuar dëme materieale, por viktima në njerëz nuk ka pasur. Jung tha se sulmet më të reja kanë të bëjnë me vendimin e cili pritet në Parlament për vazhdimin e misionit në Afganistan. Ai parlajmëroi: "Ne nuk duhet të lejojmë që sulmet e tilla perfide të na largojnë nga synimet tona për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e Afganistanit. Përveç kësaj me angazhimin tonë në Afganistan ne mundësojmë më shumë siguri për njerëzit në Gjermani. Kthimi i Afganistanit në qendër terroriste, paraqet rrezik edhe për ne."