1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041111 Staatsleihen Sicherheit

4 Nëntor 2011

Siguri absolute për investime nuk ka- aq më pak për investimet shtetërore. Letrat me vlerë me interesa të fiksuara të vendeve të eurozonës konsideroheshin për një kohë të gjatë si porte të sigurta për investuesit. So jo.

Në Gjermani këto letra hyjnë në histori si të ashtuquajtura hua të luftës, 1917
Në Gjermani këto letra hyjnë në histori si të ashtuquajtura hua të luftës, 1917Fotografi: picture alliance/ZUMAPRESS

Historia e huave shtetërore nisi në shekullin e 14-të dhe pikërisht në veri të Italisë. Qytetet e mëdha tregtarte janë qendrat e atëhershme të pushtetit. Këto qytete-shtete luftojnë njëra-tjetrën, zhvillojnë luftëra. Por nuk janë qytetarët e pasur - kryesisht tregtarë - ata që kapin shpatën. Për ta luftojnë të tjerët. Për këtë ata paguajnë trupa mercenare. Dhe këta duhen paguar.

Në Firence "shpiken" në këtë kohë paraardhësit e huave të sotme shtetërore. Prestiti ose prestanze quhen këto letra. Meqenëse për shkaqe të politikës së brendshme taksat nuk mund të rriten pa një pa dy, shteti merr hua me ndihmën e këtyre letrave nga shtetasit e tij para për trupat. Si dëmshpërblim për kreditë paguhet një i ashtuquajtur "provizion"- që të arkëtonin interesa për paratë, të krishterët e atëhershëm e kishin rreptësisht të ndaluar.

Agjencia e vlerësimit Ratingagentur Moody's ul vlerësimin për GreqinëFotografi: ftd.de

Shpejt, kjo formë financimi e shteteve përhapet në të gjithë Evropën. Huatë shtetërore luajnë që atëherë një rol qendror në shumë ngjarje historike.

Kështu, borxhi shtetëror që kish kaluar kufijtë për shkak të huave në Francën e vitit 1789 shihet si një nga shkaqet për shpërthimin e revolucionit- fillimin e fundit të sundimit feudal.

Luftën e Parë Botërore, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia e financojnë me kredi. Në Gjermani këto letra hyjnë në histori si të ashtuquajtura hua të luftës.

Në të kaluarën më të afërt, një emër veçanërisht të mirë kanë pasur huatë shtetërore me interesa të fiksuara të shteteve perëndimore të industrializuara. Para së gjithash, kur bursat marrin tatëpjetën, investuesit i shesin aksionet e tyre spekulative dhe blejnë hua shtetërore. Ato të tërheqin me fitime të sigurta, megjithëse fitimet janë më të vogla.

Pikërisht titujt financiarë të qeverive të vendeve të euros konsideroheshin deri para pak vitesh si porte të sigurta për investime parash.

"Kjo tani rezultoi e gabuar. Pra, unë mendoj se atëherë këtë nuk mund ta dinte askush, se pak vite më vonë do të vinte një krizë financiare, e cila do t'i detyronte disa shtete të marrin përsipër garanci dhe që të shpëtojnë bankat, për të ndaluar situatat më të këqia. Por me këtë, rreziqet kaluan nga bankat te buxhetet shtetërore..."

...thotë eksperti i financave Michael Neugart i Universitetit Teknik të Darmstadt-it.

Analisti Ulf Krauss i Bankës së Landit Hessen dhe Tyringen e sheh humbjen e besimit në huatë shtetërore të vendeve të euros si proces, i cili nisi me falimentimin e Bankës Lehman në vitin 2008. Që atëherë, investuesit janë bërë më skeptikë. Çështja nëse fitimet që premtojnë huatë janë në proporcion me rreziqet, luan një rol shumë më të madh se më parë.

Krahas borxhit të lartë shtetëror, eksperti i huave Krauss sheh një problem shumë më të madh të shteteve perëndimore të industrializuara: plakjen e shoqërisë. Zhvillimi demografik evidenton boshllëqe të tjera financiare: për gjithnjë e më shumë njerëz duhen paguar pensione dhe sigurime nga gjithnjë e më pak pagues. Si mund të përballohen në të ardhmen këto pagesa?

"Kjo për momentin është një pyetje, së cilës natyrisht duhet t'i japë përgjigje politika, për ta rivendosur dalëngadalë besimin."

Huatë shtetërore nuk janë në parim investime të sigurta. Edhe nëse për to garanton një shtet i tërë, është e mundur që të ketë humbje të pjesshme, madje edhe totale.


Autor: Klaus Ulrich/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama