1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa te larta jane dietat e deputeteve ne Gjermani?

23 Tetor 2009

Sa të varur apo te pavarur jane deputetet gjermanë?

Parimi është i shkruar në nenin 38 të kushtetutës: Deputetët e parlamentit janë "përfaqësues të të gjithë popullit, nuk janë të detyruar të zbatojnë porosi ose urdhra dhe i nënshtrohen vetëm ndërgjegjes së tyre". Por pothuajse gjithnjë gati të gjithë deputetët u përmbahen vendimeve të fraksioneve të tyre ose direktivave të udhëheqjeve ose të kongreseve partiake. Në këtë mënyrë ata i nënshtrohen të ashtuquajturit detyrim tö grupit parlamentar, i cili nuk gjendet në asnjë urdhëresë zyrtare, pasi do të shkelte parimin e cituar të lirisë së ndërgjegjes. Hollësi nga Jochen Vock

------------------

Veprimtaria e deputetit nuk konsiderohet si profesion, por si detyrë e ngarkuar prej popullit, pra si një mandat. Për këtë deputetët zyrtarisht nuk marrin rrogë. Për kohën e shumtë që u duhet të harxhojnë për përmbushjen e mandatit dhe për humbjet që mund të kenë për shkak se në kohën që janë deputetë nuk ushtrojnë dot profesionin e tyre ata marrin një lloj dëmshpërblimi, apo si quhet ndryshe dieta. Madhësia e këtyre dietave është e përcaktuar në ligjin për deputetët. Hollësi nga Peter Stützle

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW