Saab drejt falimentimit
19 Dhjetor 2011
Prodhuesit në vështirësi të automobilave Saab kanë paraqitur dokumentat e falimentimit në një gjykatë në Suedi. Kompania thotë se gjithçka ndodhi pas njoftimit të grupit kinez se ata do të tërhiqeshin nga investimet e mëtejshme në kompani.
“Zhejiang Youngman Lotus Automobile”deklaroi se vendimi për t'u tërhequr erdhi pas njoftimit të General Motors, pronarëve të mëparshëm të Saab, se nuk do të lejonin që asnjë nga licensat e tyre tekonlogjike të transferoheshin tek kompania kineze.
Një nëpunës në gjykatën e qytetit Vannersborg tha për agjensinë e lajmeve AFP se kërkesa për falimentim është ende në shqyrtim:
“Gjykata ka si qëllim për të trajtuar kërkesën dhe të caktojë një gjykatës sa më shpejt,” thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen online të gjykatës.
Në stanjacion që prej muajit prill
Saab ishte në prag të falimentimit, që kur u ble nga General Motors për 308 million euro në fillim të vitit 2010.
Prodhimimi i automobilëve në fabrikën e saj kryesore në qytetin e Trollhattan ka ndaluar që nga muaji prill, pasi nuk kanë paguar faturat e furnizuesve të tyre.
Ndërkohë Saab ka nuk ka gjetur ende paratë për të paguar rrogën e muajit Nëntor për 3,500 punëtorët e saj.
Author: Chuck Penfold/Amarildo Topi
Redaktoi: Angjelina Verbica