1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sajentologjia, ekstremizmi i djathtë dhe terrorizmi ndërkombëtar

Marcel Fyrstenau 7 Dhjetor 2007

Sajentologjia, ekstremizmi i djathtë dhe terrorizmi ndërkombëtar ishin temat kryesore të konferencës dyditore të ministrave të brendshëm në Berlin, e cila përfundoi të premten (07.12.)

Rezidenca e re e sektit të Sajentologjisë në Berlin
Rezidenca e re e sektit të Sajentologjisë në BerlinFotografi: AP
Organizata Sajentologji do të observohet edhe në të ardhmen nga Gjykata e lartë Kushtetuese. Ky është një ndër vendimet që morrën ministrat e brendshëm të landeve gjermane në Berlin: "Ne mendojnë se organizata Sajentologji ndjek qëllime anti kushtetuese dhe se është e organizuar në mënyrë totalitare. Ne jemi gjithashtu dakord se parimisht mund të shtrohet pyetja nëse duhet ndaluar si organizatë, por ajo që na intereson më shumë është se si veprohet në mënyrë preventive me një organizatë të tillë?" Temë tjetër ishte partia e djathtë ekstreme NPD. ndërkohë që partia social-demokrate kërkon që NPD-ja të ndalohet me ligj, unioni kristian demokrat nuk e pranon këtë kërkesë me arsyetimin se kjo përpjekje do të dështojë sërish si përpara 4 vitesh. Edhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar ishte një ndër temat kryesore të konferencës së ministrave të brendshëm. Ministri i brendshëm gjerman Wolfgang Shojble dhe kolegët e tij të partisë kërkuan që komjuterët privatë të mund të kotrollohen nga shteti, në rast se përdoruesit e tyre përbëjnë rrezik. Por socialdemokratët nuk e pranojnë këtë kërkesë. Të paktën për sa kohë që një veprim i tillë nuk është sqaruar nga ana ligjore, tha ministri i brendshëm i landit të Schlesvig-Holshtajnit, Ralf Shtegner: "Ka rregulla të qarta se si duhet ruhet siguria e brendshme dhe se ku janë kufijtë. Prandaj është e rëndësishme që këto rregulla të vendosen edhe në kushtetutë. Sidoqoftë jam i kënaqur që kemi kohë deri në prancverë të këtij viti për të vendosur, se çfarë është në interesin e shoqërisë sonë."