1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Salamworld" rrjet i ri social i botës arabe

7 Mars 2012

Faqja e re e rrjetit social islam, "Salamworld do të filtrojë përmbajtjet pa etikë dhe do të ofrojë tek përdoruesit vlerat familjare.

Salamworld
SalamworldFotografi: SalamWorld

Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në një biznes fitimprurës. Facebook, i cili ka më shumë 800 milion përdorues, pritet të fitojë me miliarda dollarë kur të hyjë zyrtarisht në bursë. Por Facbook-u nuk është lojtari i vetëm në këtë biznes. Në Kinë Sina Weibo ka më shumë se 227 milion përdorues, ndërsa në Rusi Vkontakte thotë se numëron më shumë se 100 milionë anëtarë.Por ka edhe rrjete të tjera! Në Stamboll është krijuar Salamworld, që ka si synim të kthehet në një rrjet social gjigant në botën islame. Kompania thotë se do t'u ofrojë një hapësirë miqësore të gjithë myslimanëve për t'u bashkuar online.

Edhe pse faqja nuk do të hapet për publikun deri në muajin e shenjtë të Ramazanit, pra në fund të muajit Korrik, një gjë e tillë nuk ka penguar interesin e shumë turqeve për faqen e re. Në një event të organizuar së fundmi në Stamboll në pallatin Ciragan, një video tregonte planet ambicioze të kompanisë. “Duke filtruar përmbajtet jo etike dhe duke i dhënë faqes një përmbajtje në respekt të vlerave familjare, ne përmbushim kërkesat e myslimanëve në të gjithë botën. Si Salamworld, qëllimi ynë është të kalojmë çdo barrierë politike, gjuhësore dhe kulturore, për t'i hapur botën myslimanëve dhe myslimanët të hapen ndaj botës.” Këto janë fjalët që trumbetohen në video.

Nihad Awad, kryetar i Këshillit të Marrëdhënieve Islamo-AmerikaneFotografi: Amina Rubin

Rrjeti social Halal

Qëllimi i kompanisë është të arrijë 50 milion përdorues në tre vjet, çka përbën një projekt shumë ambicioz. Promovimi i faqes mblodhi në Stamboll shumë lider islamë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata nga Europa dhe Lindja e Mesme. Shumë prej tyre i'u bashkuan mendimit të Fouzan Akhmed Khan, një aktivist nga Kanadaja, i cili deklaroi se myslimanët duhet të bashkëjetojnë me teknologjinë dhe jo ta quajnë atë si diçka djallëzore. “Diçka që t'i nuk e kupton e kritikon, ke frikë prej saj,” tha Khan gjatë fjalimit të tij. “Ajo çka mua më pëlqen nga kjo iniciativë është se këtu nuk kritikohet ajo që është e  gabuar, por ata japin një alternativë se çfarë duhet bërë.”

Një rrjet social islam është parë si një mjet i fuqishëm për të kuruar problemet që has komuniteti musliman. Fakt është se 54 përqind e të gjithë myslimanëve në botë janë nën moshën 25 vjeç dhe krijimi i faqes është parë si një gjë urgjente.

Mundësi për prezantimin e denjë të Islamit

Zuhair Al Mazeedi, nga Instituti për Vlerat Sociale në Kuvajt, shtoi se Salamworld mund të shërbejë edhe si një mjet informimi rreth Islamit për ata që nuk janë myslimanë. “Ka shumë myslimanë që e keqkuptojnë Islamin. Islami është marrë peng nga terroristët,”thotë ai. “Ne duhet të nxjerrim në pah rininë tonë e cila duhet të prezantojë në mënyrë të moderuar Islamin. Ne kemi shumë të rinj që nuk kanë qëllime në jetë dhe ne mund të përdorim platforma të tilla për t'i shtyrë ata drejt një rruge të caktuar.”

FacebookFotografi: dapd

Gjithashtu është një shpresë tjetër që ka si frymëzim Pranverën Arabe, se një rrjet i tillë social mund të kontribuojë për ndryshime politike në zemrën e botës Islame. Nihad Awad, Kryetar i Këshillit të Marrëdhënieve  Islamo-Amerikane, shpreson që një rrjet i tillë social për myslimanët mund të lehtësojë aktivizmin. “Tani shpresoj që Salamworld të ngrejë median sociale në një nivel më lart. Ajo duhet të prezantojë vizionin e myslimanëve për botën,” tha ai. Ky vizion bazohet në dinjitet, bashkëjetesën paqësore dhe një  zonë larg mëkateve, ose që është e ndaluar në Islam. Myslimanët mund të gjejnë një vend të tillë në Slamaworld, zyrat e të cilës gjenden në një kodër nga e cila mund të shohësh Bosforin.

Partë ruse financojnë rrjetin mysliman

Përveç themeluesve turq, kompania përbëhet nga një ekip ndërkombëtar. Gjuhët që përdoren më shumë janë anglishtja, turqishtja, arabishtja dhe madje ajo ruse. Një kapital i madh i kompanisë zotërohet nga investitorë nga Kazakistani dhe Rusia. Pra Salamworld është ideuar për të ndihmuar komunitetin global të myslimanëve apo të fitojë para në një treg ende të pa zhvilluar?

Drejtori i Komunikimit Said Saidov, i cili është rus, thotë se nuk ka asnjë kontradiktë mes të dy qëllimeve. “Si mysliman, besimi dhe biznesi janë të pandashëm. Çfarëdo që ti bën duhet të jetë sipas parimeve  dhe vlerave të besimit,” tha ai për DW. Saidov thekson se Salamworld dëshiron të krijojë një hapësirë bazuar në vlerat muslimane, që është e hapur edhe për jo muslimanët. "Ne nuk do të përpiqemi të informojmë botën për atë që ne jemi, deri tani ne kemi lënë njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Islamin që të na përfaqësojnë, kanë rrëmbeyer fenë tonë dhe e prezantojnë keq në sy të të tjerëve", shtoi ai. "Kështu që shpresojmë se me Salamworld, ne do të jemi në gjendje të kemi një alternativë për të ndryshuar këtë."

Jo vetëm Kuranin, por edhe Facebook-un? A do t'i tërheqë "Salamworld" të rinjtë?Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Një betejë e vështirë

Sigurisht që Salamworld nuk është rrjeti i parë mysliman. Në dekadën e fundit ka pasur disa faqe ku myslimanët bashkoheshin me njëri-tjetrin. Por kohët e fundit tërheqja e tyre drejt rrjeteve sociale ka qenë e vështirë.

Muajin e kaluar, më pak se gjashtë vjet pas themelimit të saj në Helsinki, Muxlim.com, rrjeti i parë social mysliman, mbylli faqen e saj. Sipas raporteve të veta financiare, kompania ka humbur mbi 800.000 euro në vitin 2010, vetëm pak vite më pas pasi ishin bërë investimet kapitale prej disa milionë eurosh. Në mënyrë të ngjashme, IMHalal.com, një rrjet i krijuar nga një iranian që jeton në Hollandë, e cila është vetëquajtur si motor i parë i kërkimit në botën islame, u detyrua të mbyllej në fund të 2011 për shkak të mungesës së investitorëve.
Ky dixhitalizim i hapësirës muslimane mund të jetë më i lehtë me të thënë se sa në realitet, thotë Omar Chatriwala, një gazetar online në Katar. Pavarësisht se faqet myslimane lidhur me ushqim, veshjen apo edhe gjetjen e xhamisë më të afërt janë me bollëk, ndërtimi i një rrjeti social me siguri do të jetë i vështirë. Nuk është e sigurtë nëse Salamworld do të ketë impakt, shtoi Chatriwala për DW, sepse të rinjtë myslimanë nuk janë shumë të ndryshëm nga të rinjtë e tjerë në botë.

“Atyre u pëlqen Facebook-u,” tha ai. "Atyre u pëlqen të takojnë njerëzit të seksit të kundërt online. Pra ideja e mediave sociale hallall, të pastruar nga imazhet e ndaluara të femrave të zhveshura, alkooli apo bixhozi, mund të shihet si censurë. Në një mënyre është sikur njerëzve t'u imponohen akoma më shumë vlerat e besimit dhe ata mund të thonë se nuk duan të ekspozohen ndaj një gjëje të tillë. Por jo domosdoshmërisht të rinjtë mund të thonë një gjë të tillë.”

Author: Matthew Brunwasser/Amarildo Topi

Redaktoi: Lindita Arapi