1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sali Berisha: Ikën Enkelejd Alibeaj, vjen Luçiano Boçi

27 Gusht 2022

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shpalli se Enkelejd Alibeaj nuk do të kryesojë më grupin parlamentar të partisë në sesionin e ri parlamentar.

Albanien | Ex-Präsident Sali Berisha bei einer Demonstration in Tirana
Fotografi: Franc Zhurda/AP/picture alliance

Në një konferencë shtypi kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se me fillimin e sesionit të ri parlamentar, Enkelejd Alibeaj, nuk do të jetë më në krye të grupit parlamentar të kësaj partie.

Fotografi: Press Office, Albania Democratic Party.

Berisha deklaroi se drejtuesi i ri i grupit të deputetëve të PD-së do te jetë nënkryetari dhe deputeti, Luçiano Boçi.

Diskutime me rezultat të paracaktuar

Berisha tha se brenda PD-së do të zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët dhe procesi është i hapur për diskutime, por "Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar".