1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pak magjepsje dhe shumë punë

Jens Thurau5 Dhjetor 2015

Thelbi i marrëveshjes së re është i qartë: të gjitha vendet, të pasura dhe të varfra, vendosin objektiva klimatike vullnetare kombëtare.

Fotografi: picture-alliance/abaca/M. Aurore

Miq të shquar u mblodhën të premten në Bashkinë e Parisit: kryetarë bashkish dhe persona përgjegjës nga mbi 900 qytete dhe rajone nga e gjithë bota që duan të ndihmojnë që Konferenca për Klimën të kthehet në një sukses. Takimi u organizua nga kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo dhe ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut Michael Bloomberg, i cili është tani në OKB përgjegjës për mbrojtjen e klimës në qytete. Tenori: mbështetje e qyteteve të botës për konferencën e klimës, e cila po zhvillohet në veri të Parisit, në Le Bourget.

Dy yje për mbrotjen e klimës

Në takim ishin të pranishëm edhe dy persona të shquar që kanë kohë që angazhohen për mbrotjen e klimës. Arnold Schwarzenegger, aktor dhe politikan, që gjatë kohës që ishte guvernator i Kalifornisë, në periudhën 2003-2011 angazhohej për energjitë e riciklueshme. Dhe Robert Redford, i cili para dy vjetësh ishte aktori i një spoti televiziv të një organizate për mbrojtjen e mjedisit, e cila i bënte thirrje presidentit Barack Obama për reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Fotografi: picture-alliance/abaca/Somer

Në rast nevoje punë edhe gjatë natës

Samiti i tanishëm i klimës ka nevojë për mbështetje për shkak se pas disa ditësh bisedimesh të vështira konferenca gjigande tani po merr vrull. Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, presidenti i samitit, po bën presion që projektet dhe skicat e ndryshme për traktatin e ri të shumëpritur të klimës të përmblidhen deri të shtunën në një dokument të përbashkët.

Nëse është e nevojshme, u tha nga delegacioni gjerman, do të punohet gjithë natën në mënyrë që ta bëjmë këtë. Arsyeja për këtë nxitim një javë para përfundimit të konferencës është se të hënën regjinë e marrin përsipër ministrat e Mjedisit të 195 shteteve. Deri atëherë nëpunësit dhe ekspertët duhet të paraqesin një tekst me të cilën politikanët mund të vazhdojë të operojë. Dhe ky nuk duhet të përmbajë shumë pika fërkimi.

Ende shumë pyetje pa përgjigje

Thelbi i marrëveshjes së re është tashmë i qartë: të gjitha vendet, të pasura dhe të varfra, pëcaktojnë objektiva vullnetare kombëtare në lidhje me mbrojtjen e klimës, të cilat duhet të ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll ngrohjen globale, në qoftë se është e mundur deri në një maksimum prej dy gradësh deri në fund të shekullit. Kjo nuk do të ketë sukses e gjitha, por të paktën: Konventa e Parisit do të jetë traktati i parë, i cili i detyron të gjitha shtetet për të mbrojtur klimën. Por shumë detaje janë ende të paqarta. Sa do t'i zbatojnë shtetet detyrimet e tyre vullnetare, dhe mbi të gjitha, sa para do të vënë në dispozicion vendet e pasura, në mënyrë që vendet e varfëra të përshtaten me efektet tashmë të dukshme të ndryshimit të klimës?

Ende ka shumë në konferencën për klimën dhe mbështetja morale është gjithmonë e mirëpritur, madje edhe prej Robert Redfordit dhe Arnold Schwarzeneggerit.