1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti historik

Miodrag Soric12 Prill 2015

Samiti i 7 amerikan do të kalojë ndryshe nga të gjithë të tjerët. Kjo sepse për herë të parë erdhi një delegacion i udhëhequr nga presidenti i Kubës Raul Castro. Ky është një sinjal i afrimit mes Kubës dhe SHBA.

Samiti
SamitiFotografi: picture-alliance/dpa/M. Duenas

"Kuba nuk është sot si në kohën e Luftës së Ftohtë - dora e zgjatur e BRSS. Ndaj shumë gjëra nuk janë të ngjashme", shpjegon Carl E. Meacham, nga Center for Strategic und International Studies, në një bisedë me Deutsche Wellen. Presidenti amerikan Barack Obama e di: Kuba e sotme gati që nuk merr kurfarë ndihmash nga Rusia. Havana është e detyruar të marr gaz nga Venezuela, një vend i cili për shkak të udhëheqjes së keqe lufton me krizën ekonomike.

Shtendosjet në raportet mes Havënës dhe SHBA, shihen si një rezultat i presidentit Obama. Por jo vetëm i tij. Ekziston një konsezus në politikën e jashtme dhe besohet se kështu më shpejt mund të largohet qeveria kubaneze. Nëse kështu edhe do të ndodhë, mbetet të shihet, thotë Mark Weisbrot nga "Center for Economic and Policy Research."

Një takim i ndarë mes Obamës dhe Kastros nuk ishte parashikuar, por ata janë takuar në kornizat e këtij samiti. Obama tha se ky është një "shans historik", ndërsa Kastro tha se Obama është një njeri i ndershëm. Ishte ky takimi i parë i presidentëve të këtyre dy vendeve prej vitit 1956.

Havana dhe Uashingtoni kanë vendosur me 17 dhjetor të ngrisin raportet në nivel diplomatik. Pala amerikane thotë se bisedimet janë më të vështira se që është menduar. Kuba kërkon që ajo të hiqet nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmit. Havana shpreson edhe lehtësime ekonomike. Pritet që Obama dhe Kastro të arrijn dhe një marrëveshje për vendosjen e raporteve diplomatike.

Havana nuk bën kompromise

Obama dhe KastroFotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria amerikane duket se ka një dëshirë. Ajo pret që Kuba të respektojë më mirë të drejtat e njeriut. Por deri tani pa sukses. Shumë politikanë opozitarë kubanezë, të cilët janë ftuar në këtë samit, nuk mund të vijnë. Vetëm në mars janë arrestuar me qindra opozitarë. Amerikanët me siguri që do ta përmendin edhe këtë problem gjatë samitit. Administrata e Obamës llogarit se do të marrë lëvdata për politikën e re ndaj Kubës. Paralajmërohet edhe mundësia e ndihmave financiare në vlerë prej miliarda eurosh - në sektorin e energjisë dhe ekonomisë. Obama

Një muaj para samitit, SHBA i ka vënë sanksione qeverisë në Venezuela për shkeljen e të drejtave të njeriut. Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, e quan këtë vendim "agresion amerikan". Vendet e tjera si Kuba, Ekuadori dhe Bolivia janë solidarizuar me Maduron. Do të jetë interesante të shihet nëse mbështetja do të vazhdojë edhe gjatë samitit.

Influenca e Kinës

Nga perspektiva amerikane, me rëndësi do të jetë të shihet dhe të diskutohet edhe influenca e Kinës në vendet latine. Uashingtoni do të zvogëlojë influencën kineze. Dhe beson se tani është momenti më i mirë për t'i trajtuar këto probleme. Përderisa rritja ekonomike kineze po ngadalësohet, vendet amerikane gjenden në fazën fillestare të zhvillimit. Në fund presidenti Obama do të paraqesë edhe iniciativa të reja për luftën e drogës, për bashkëpunim në sektorin e energjisë dhe politikën e klimës. Në fund të samiti pritet edhe një kumtesë e përbashkët. Në dy samitet e fundit, 2009 dhe 2012, pozicionet kanë qenë të ndryshme.