1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të durohet apo të ndryshohet kursi?

Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj14 Mars 2013

Recesion, papunësi, parti ekstremiste (kriza po e rëndon shumë Evropën). Në samitin e radhës të BE-së do të ketë një përplasje ideshë për rrugët e ndryshme të zgjidhjes.

35. mazedonische Sendung "Evropanorama" DW Sequenz von dem Beitrag "Eurokrise - ist das Schlimmste vorbei?". Da steht ein Euro-Symbol in Frankfurt am Main.
35. mazedonische Sendung "Evropanorama" DWFotografi: DW

Shumë politikanë drejtues në Evropë po i zë dëshpërimi. BE-ja ka kaluar vite të një politike të konsolidimit të ashpër, mirëpo përmirësimi nuk po shfaqet. Rritja ekonomike mbetet e dobët, madje shumë vende gjenden në recesion. Papunësia po arrin nivele kërcënuese, para së gjithash në jug. Numri i shteteve, që kanë nevojë për ndihmë po rritet. Guy Verhofstadt, kryetari i fraksionit të liberalëve në Parlamentin Evropian, i numëron fatkeqësitë: "Ajo që shoh është ngjitja e ekstremit të djathtë në Greqi; në Itali nuk kemi qeveri, në Qipro banka të falimentuara, në Spanjë një brez të humbur, Franca, Belgjika dhe Holanda kanë nevojë për paketa të reja kursimesh, për të respektuar rregullat, dhe në fund, në Irlandë fillon viti i gjashtë i politikës së kursimit." Shumë njerëz pyesin: Edhe për sa kohë do të bashkëveprojë populli (si në vendet e qëndrueshme si Gjermania, e cila duhet të ndihmojë, ashtu edhe në shtetet problematike, të cilat u dashkërka të vazhdojnë të kursejnë? A do të vijë një moment kur përballë këtyre kundërshtive Evropa do të shpërbëhet? Ky është sfondi i vështirë para të cilit takohen të enjten (14.03- 15.03.2013) dhe të premten në Bruksel krerët e shteve dhe të qeverive të BE-së. 

Nuk ka rrugë tjetër veç konsolidimit

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso nuk do që ta paraqesë gjendjen më mirë se ç'është: "Disa kosto, të cilat duhet t'i përballojnë më të dobëtit në shoqëritë tona, po bëhen thjesht të papërballueshme", tha ai të mërkurën (13.03.2013) para Parlamentit Evropian në Strasburg. Prandaj, një ndarje më e drejtë e barrës duhet "të jetë element thelbësor i politikës sonë". Kursi i konsolidimit nuk mund të anashkalohet, tha Barroso. "Nuk guxojmë të përsërisim gabimet e së kaluarës, duke grumbulluar borxhe të reja dhe duke i shtyrë për më vonë reformat strukturore për më shumë konkurrencë."

Parlamenti Evropian e refuzoi me shumicë votash (13.03.2013) propozimin e Këshillit Evropian për buhetin e BE-së 2014 - 2020Fotografi: Frederick Florin/AFP/Getty Images

Parlamenti i sigurt në vetvete

Ndërkohë që Komisioni dhe Parlamenti Evropian patën kërkuar fillimisht më shumë para për buxhetin e BE-së, Këshilli Evropian do shkurtime. Kryetari i fraksionit të "Të Gjelbërve" Daniel Cohn-Bendit nuk është i vetmi që mendon se po të ulet buxheti i BE-së as ajo nuk mund të ndërhyjë në ato raste kur kanë dështuar qeveritë kombëtare. Parlamenti e refuzoi me shumicë të madhe të mërkurën (13.03.2013) propozimin e Këshillit Evropian. Qysh me herën e parë që i jepet mundësia për të thënë fjalën e vet në çështjen e buxhetit, Parlamenti i tregoi dhëmbët. Tani do të ketë negociata të reja me Këshillin Evropian për këtë çështje.