Ku ka mbetur solidariteti?
15 Dhjetor 2017Qysh nё fillim tё samitit kryetari i Kёshillit Europian, Donald Tusk, shkaktoi tollovi. Tusk nё shkresёn e tij tё ftesёs bёnte fjalё pёr njё pёrҁarje evidentё nё BE lidhur me ҁёshtjen e refugjatёve. Shtete europiano-lindore nga „Grupi i Vishegradit", pra Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e miratuan atё, sepse Tusk e pati pranuar, qё sistemi i deritanishёm i shpёrndarjes sё refugjatёve sipas kuotave nё vendet e BE-sё nuk ka funksionuar. Shtete tё tjera si Gjermania insistojnё, qё tё gjitha vendet e BE-sё, edhe ato tё grupit tё Vishegradit, t'u pёrgjigjen detyrimeve tё tyre pёr tё pranuar azilkёrkues.
Merkel kёrkon solidaritet tё brendshёm
Propozimet e presidentit tё Kёshillit Europian Tusk, nuk janё tё mjaftueshme, kritikoi kancelarja nё detyrё Angela Merkel nё Bruksel. "Ne na duhet solidariteti jo vetёm nё ruajtjen e rendit dhe migracionin e kontrolluar nё kufijtё e jashtёm. Ne kemi nevojё edhe pёr solidaritet tё brendshёm ", kёrkoi Merkel. Italia dhe Greqia, ku zbarkojnё shumica e migrantёve, duhet tё lehtёsohen nga kjo barrё. "Njё solidaritet selektiv, sipas mendimit tim, nuk duhet tё ketё mes vendeve anёtare tё BE-sё", tha Merkel. Sistemi aktual nuk funksionon. Ndaj ne duhet qё edhe nё kёtё drejtim tё gjejmё zgjidhje solidare. Sistemi i Dublinit parashikon, qё vendet anёtare qё shkelen pёr herё tё parё nga refugjatёt, azilkёrkuesit apo migantёt janё pёrgjegjёs pёr ta.
Vendimet e shumicёs tё BE-sё pёr shpёrndarjen e refugjatёve nga viti 2015 duhet tё zbatohen, vёrejnё diplomatёt e BE-sё. Po kёshtu ka vendosur edhe Gjykata Europiane nё shtator. Komisioni i BE-sё ka hapur procedurёn kundёr Polonisё dhe Hungarisё pёr shkelje tё marrёveshjes duke mos i pranuar migrantёt.
Tusk sheh pёrҁarje tё BE-sё
Presidenti i Kёshillit Tusk nё hapje tё samitit tё fundvitit nё Bruksel edhe njё herё bёri tё qartё, se nё BE ka njё krisje tё thellё, si sa i pёrket politikёs sё migracionit, ashtu edhe lidhur me zhvillimin e mёtejshёm tё unionit monetar, pra tё Eurozonёs. "Lidhur me unionin monetar ne jemi thjeshtuar gjeografikisht – duke u pёrҁarё Veri-Jug. Lidhur me migrantёt jemi tё ndarё nё Lindje e nё Perёndim ", tha Donald Tusk. "Kёto hendeqe janё tё lidhura me emocione, qё ёshtё e vёshtirё tё gjesh njё gjuhё dhe argumenta tё pёrbashkёta. Ndaj ne duhet tё punojmё pёr unitetin tonё me intensivisht dhe mё mirё se deri tani."
Lidhur me problemin e shpёrndarjes sё azilkёrkuesve Komisioni i BE-sё propozon njё sistem vullnetar, qё vendeve refuzuese si Polonia dhe Hungaria t'u lejojё tё mos pranojnё migrantё. Por nё vend tё kёsaj kёto vende nuk tё kontribuojnё nё drejtime tё tjera, pёr tё ndihmuar vende si Italia dhe Greqia, qё jan ёtё mbingarkuar me migrantё.
Brexit nё njё fazё tё re
Kryetarёt e shteteve dhe qeverive tё BE-sё nuk do tё merren vetёm me migracionin nё kёtё samit, por edhe me temёn Brexit. Tё premten (16.12) pritet drita e gjelbёr pёr bisedimet pёr njё marёveshje tё tregtisё sё lirё dhe njё fazё tranzicioni pёr daljen e Britanisё sё Madhe. Para kёsaj kryeministrja britanike Theresa May edhe njё herё duhet tё marrё pёrsipёr se angazhohet qё t'u pёrmbahet pretimeve pёr tё drejtat qytetare, ҁёshtjet financiare dhe kufijtё mes Irlandёs dhe Irlandёs britanike tё Veriut. Lidhur me Brexit deri tani tё 27 vendet anёtare kanё pasur njё qendrim tё qartё dhe unanim.