1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i Europës në Britaninë e Madhe

19 Korrik 2024

Afrimi i Londrës me BE-në, armët për Kievin dhe kthim i mundshëm i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë: Në samitin e Bashkësisë Politike Europiane (EPG) diskutohet se si kontinenti mund t’i përballojë kohët e vështira.

Shkëmbim mendimesh në nivelin më të lartë: kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer (në mes djathtas) ftoi në samitin e EPG në Blenheim Palace (Nga e majta në të djathtë: kryeministri hungarez Viktor Orban, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri holandez Dick Schoof, kryeministrja e Danimakrës Mette Frederiksen dhe djathtas pranë Starmer, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Shkëmbim mendimesh në nivelin më të lartë: kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer (në mes djathtas) ftoi në samitin e EPG në Blenheim Palace (Nga e majta në të djathtë: kryeministri hungarez Viktor Orban, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri holandez Dick Schoof, kryeministrja e Danimakrës Mette Frederiksen dhe djathtas pranë Starmer, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.Fotografi: Carl Court/PA Wire/dpa/picture alliance

Hapësira të gjelbra në kodrinë, rosat në liqenin me zambakë, rrethuar me pemë të larta. Në mes të parkut një kështjellë madhështore nga shekulli i 18. Ky është Blenheim Palace, rezidenca familjare e dukëve të Marlborough në Britaninë e Madhe.

Një park tipik angelz. Blenheim Palace në afërsi të Oksfordit ka shërbyer si skenë perfekte për filmat si Harry Potter, Mission impossible, James Bond dhe Downton Abbey.

Më i madh se Buckingham-Palast: Blenheim-Palace, shtëpia e John Churchill, 1. Duka i Marlborough, ndërtuar deri në vitin 1722Fotografi: Historic England Archive/Heritage Images/Heritage Images/IMAGO

Kështjella është edhe vendi ku kalindur burrshtetasi i madh britanik Winston Churchill, i cili përpara 80 vjetësh kërkonte bashkimin e Europës. Pallati impozant Blenheim është nga këndvështrimi i palës pritëse britanike vendi ideal, për të biseduar me „Bashkësinë Politike Europiane“ lidhur me të ardhmen e kontinentit.

Kryeministri i ri britanik Keir Stramer është më pak se dy javë në detyrë. Ai u tha mbi 40 të ftuarve nga të gjitha shtete europiane, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë, se Britania e Madhe nën qeverinë e laburistëve do të afrohet sërish me Europën, por pa e kthyer pas Brexit-in.

"Ne duam të bashkëpunojmë me ju të gjithë, për të rivendosur marrëdhëniet, për të rizbuluar interesat tona të përbashkëta dhe për të ripërtërirë frymën e besimit dhe miqësisë, që mban të bashkuar strukturën e jetës europiane", tha Starmer.

Idenë, për të zgjedhur Blenheim Palace për një prezantim të vetëdijshëm të Britanisë së Madhe, në fakt e kishte qeveria paraardhëse e konservatorë, e cila humbi në zgjedhejt e fundit. Planet për këtë samit kishin nisur prej muajsh.

Drejtuesit e BE-sëreaguan pozitivisht ndaj përpjekjeve britanike për afrim. BE-ja është e gatshme për bisedime, tha kryetari i Këshillit të BE-së Charles Michel, për t’i ripërtërirë marrëdhëniet pas Brexit-it.

Charles Michel: Europa duhet të jetë sërish rezistente

Në samit u diskutuan edhe zhvillimet në SHBA. Në raundet e bisedimeve vazhdimisht shtrohej si temë atentati ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump dhe dobësitë e presidentit aktual Joe Biden.

"Ne duhet të bëhemi më të qendrueshëm dhe të intensifikojmë mjetet tona, me të cilat mund të ushtrojmë vërtetë influencë dhe të mund të mbrohemi më mirë", tha presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një intervistë për DË në Bensheim Palace. Për të fituar më shumë sovranitet ndaj SHBA-së, Europa duhet të punojnë në dy shtylla, aftësinë ekonomike të novacionit dhe mbrojtjen ushtarake, mendon Michel.

"Ne duhet të bëjmë më shumë, se sa besonim përpara invazionit të Rusisë në Ukrainë", thekson ai. Michel nuk beson, se populli amerikan do të lejojë që t’i hiqet mbështetja Ukrainës duke favorizaur Rusinë. Ky do të ishte një shembull i keq për autokratët e tjerë si p.sh. Kina. SHBA nuk ka interes në një qendrim të tillë.

"Intimitet strategjik"

Në samitin EPG nuk merren vendime zyrtare. Ky është një format i një lloj "speed-dating" për politikanët drejtues, të cilët nuk takohen shpesh me njeri-tjetrin.

Kontaktet personale mes krerëve të BE-së dhe krerëve të vendeve jashtë BE-së jnë të vlefshme, mendon Steven Blockmans, ekspert për politikën europiane pranë thin tank CEPS në Bruksel.

"EPG është natyrisht më shumë një event informal, edhe pse këtu takohen personalitetet drejtuese. Ky është një vend si të thuash për intimitet strategjik, me kohë të lirë për fjalime dhe pa kufizime". Pikërëndesa ka të bëjë me shkëmbim social dhe diskutimet për çështje të sigurisë, që preokuptojnë kontinentin, nënvizon Steven Blockmans.

Kancelari Olaf Scholz e quajti një "sinjal të qartë" për unitetin e Europës faktin që refuzohet agresioni rus kundër Ukrainës dhe që janë mbledhur në samitin e EPG kaq shumë shtete europiane.

Por në BE një anëtar ndërkohë ecën me hapin e vet jashtë radhës. Kryeministri hungarez Viktor Orbanështë aktualisht edhe president i radhës i BE-së dhe ka udhëtuar me kërkesa për bisedime paqeje në Kiev, në Moskë dhe në Uashington.

"Misioni i paqes" pavarësisht kritikave masive të 26 vendev etë tjera të BE-së, vazhdon, tha Orban në Blenheim Palace. Ai tha, se nuk e kupton përse europianët e tjerë nuk e mbështesin kërkesën e tij për armëpushim dhe bisedime paqeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

"Qendrimi im është i thjeshtë: Në luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë kemi të bëjmë me një krizë europiane, një Beim çështje europiane. Europianët nuk duhet të kopjojnë politikën e jashtme të demokratëve në SHBA, por duhet të veprojnë me sovranitet", kërkoi Viktor Orban. Orban, ashtu si dhe kandidati republikan për president në SHBA Donald Trump, është ndërprerjen e ndihmës financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

Mikpritësi britanik Stramer mendon, se Rusisë mund t’i kundërvihesh vetëm duke qenë të bashkuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj në diskutim tërhoqi vëmendjen, e raundit në samit, se Rusisë mund t’i kundërvihesh vetëm me forcë.

"Gjithçka që na bën ne edhe më të fortë, dobëson Rusinë", tha Selenskyj, vendi i të cilit që prej dy vjetëve e gjysmë sulmohet prej ushtrisë ruse.

Selenskyj: Të hiqen kufizimet për armët me rreze të gjatë veprimi

Fushat ruse të aviacionit, bazat e nisjes së raketave, fabrikat e muncioneve dhe rrugët e furnizimit duhet të luftohen edhe qindra kilometra pas vijës së frontit, tërhqein vëmendjen këshilltratë ushtarakë të BE-së në Bruksel. Kjo kërkesë gradualisht po pranohet nga gjithnjë e më shumë politikanë perëndimorë.

Gjermania dhe SHBA si furnizuesit kryesorë deri tani kanë lejuar vetëm përdorimin e këtyre armëve në afërsi t ëfrontit. Britania e Madhe nuk ka paraqitur kufizime, por edhe ka furnizuar më pak armë me rreze të gjatë veprimi. Me Slloveninë dhe me Çekinë presidenti Selenskyj nënshkroi në Blenheim Palace marrëveshje bilaterale sigurie, që ndërkohë ekzistojnë edhe me një sërë shtetesh të tjera.

Stacioni i radhës samitit të EPG në Budapest

Samitii ardhëshëm i EPG do të mbahet më 7 nëntor në Budapest. Nëse koalicioni anti-rus do të vazhdojë t’i përmbahet mbështetjes për Ukrainën, kjo mbetet të shihet.

Vetëm dy ditë përpara 7 nëntorit në zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të fitojë garën një kritik i Ukrainës dhe i NATO-s. NË samitin në Blenheim-Palace synohej që të Europa të jetë e përgatitur për një presidencë të dytë të Donald Trump-it. "Si mund të përgatitesh ndaj dikujt, që është i pakalukulueshëm?", këtë pyetje retorike shtroi një diplomat i nivelit të lartë të BE-së në Blenheim-Palace.

 

 

Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE