1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G-20-tës dhe NATO-ja

3 Prill 2009

Ngjarja kryesore e javës ishte samiti i liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara industriale dhe atyre në zhvillim. Në fund u zbutën tonet të cilat në fillim dukeshin të papajtueshme. Samiti arriti një gjuhë të përbashkët për shumë çëshjte.

Sami i G-20-tës në Londër sikur edhe gati të gjtha takimet e mëparshme të liderëve të shteteve kryesore në botë, u shfrytëzua prej kundërshtarëve të globalizimit për të theksuar problemet tjera, që sipas tyre, nuk trajtohen sa dhe si duhet. Në lagjen e bankave dhe të bursës në Londër shiheshin skena të pazakonta: kundërshtarë militantë të kapitalizmit përlesheshin me policinë.

Ngjarja tjetër kryesore e javës filloi të premten në mbrëmje: Liderët botëror u zhvendosën nga Londra në Strasburg të Francës dhe Baden Baden të Gjermanisë ku zhvillohet samiti i NATO-s. E veçanta e këtij samiti është se për herë të parë Shqipëria dhe Kroacia do të ketë të drejtën e votës.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë