1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G20-ës / Asambleja e Përgjithshme e OKB-së / Zbrazja e 'xhunglës së Kalesë' / Bokova në krye të UNESCO-s

26 Shtator 2009

1. Një prej ngjarjeve që më së shumti tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të opinionit në javën që po lëmë pas ishte samiti i G20 i cili kësaj radhe zhvilloi punimet të enjten dhe të premten në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të 20 shtetet më të industrializuara kanë rënë dakord në me këtë rast për kufizimin e pagimit të bonuseve për bankierët. Angjelina Verbica.

2. Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad dhe lideri i Libisë, Moamar el Gadafi shkaktuan reagime të shumta me fjalimet e tyre në Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së. Ahmadinexhadi me deklaratat e tij antisemitiste edhe një herë sulmoi ashpër Izraelin dhe kontestoi ekzistencën e këtij shteti. Shumë prej delegacioneve, ndër të cilët edhe ai gjerman, u larguan nga salla gjatë fjalimit të Presidentit të Iranit. Po bojkoti nuk është gjithmonë rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve, mendon Lena Bodewein në komentin e saj.

3. Me shumë buldozerë policia franceze (22.9.) zbrazi të martën të ashtuquajturën "xhungël e Kalesë". Kështu e quajnë francezët kampin e refugjatëve në një pjesë pylli pranë Kalesë në Kanalin e Lamanshit. Për një farë kohe në kamp kanë jetuar mbi 1.000 refugjatë. Johannes Duchow ishte i pranishëm gjatë boshatisjes së kampit.

4. Në garën për kryesimin e UNESCO-s të martën papritur fitoi ish - ministrja e jashtme e Bullgarisë Irina Bokova, ndonëse kundërkandidati i saj, ministri egjiptian i Kulturës Faruk Hosni, konsiderohej favorit. Kështu vendosi UNESCO. Në qoftë se zgjedhja e saj konfirmohet edhe nga Konferenca e përgjithshme, me 15 tetor, bullgarja Bokova do të jetë gruaja e parë në krye të organizatës botërore të kulturës, të themeluar më 1945, informon Christoph Wöß:

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë