1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G20-ës / Raporti i progresit të Komisionit të BE-së / Strategjia e re e NATO-s

13 Nëntor 2010

1. Reforma e sistemit ndërkombëtar financiar është vënë tashmë në rrugë. Ky është rezultati më i rëndësishëm i samitit të G-20, i cili përfundoi të premten (12.11.) në kryeqytetin koreanojugor Seul. Zgjidhja e zënkës rreth disbalancave tregtare u shty për një kohë tjetër. Nga Seuli informon Henrik Böhme:

2. Për Turqinë ka edhe më tej pengesa të mëdha për të hyrë në BE, bëhet e qartë në raportin më të fundit të progresit të Komisionit të BE, për të gjitha vendet kandidate e që duan ta marrin një status të tillë. Ka edhe më tej kufizime në lirinë e mendimit, mbledhjes dhe të fesë si dhe në të drejtat e grave. Edhe çështja e Qipros mbetet e pasqaruar. Christoph Hasselbach informon.

3. Në samitin e Lizbonës i cili do të mbahet me 19 dhe 20 nëntor, NATO do të miratojë një strategji të re veprimi. Këtë të enjte në Bundestag u debatua për qëndrimet e Gjermanisë ndaj aleancës veriatlatike dhe pritjet nga ky samit. Nina Werkhäuser informon.