1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G20-s: Hamburgu si fushë-betejë

8 Korrik 2017

Dyqane të shkatërruara, barrikada që digjen, gaz lotsjellës, ujëhedhëse - Në një lagje të Hamburgut u shkallëzua të premten në mbrëmje situata. Qindra policë u lënduan.

G20-Gipfel - nach den Ausschreitungen Hamburg
Fotografi: picture alliance/dpa/A.Heimken

Qindra militantë të dhunshëm e kthyen lagjen e Hamburgut, Schanzenviertel, në një fushëbetejë. Mjaft dyqane u shkatërruan dhe u vu flaka barrikadave. Pasi policia i la të lirë kundërshtarët militantë të G20-s për tre orë, ajo ndërhyri me forca të përqëndruara. Me automjete të blinduara u larguan barrikadat dhe u përdor edhe gazi lotsjellës.

Trazira pranë Filharmonisë së Elbës

Në afërsi të Filharmonisë së Elbës u zhvilluan po ashtu protesta të dhunshme. Militantët godisnin policinë me mjete të ndryshme, ndërkohë që policia reagoi me ujëhedhëse. Të premten në mbrëmje krerët e shteteve e qeverive pjesëmarrëse në samitin e G20-s ishin mbledhur në një koncert në filharmoni.

Fotografi: picture alliance/dpa/D.Bockwoldt

Gjendja u qetësua gjatë natës, vetëm në raste të veçara policia u sulmua me shishe. Por militantët lanë pas një peizazh të shkatërruar. Nëpër rrugë ndjehej era e kauçukut të djegur, biçikleta të shkatërruara apo kosha plehrash të shpërndarë në rrugë.

197 policë të lënduar

Andreas Blechschmidt, zëdhënësi i qendrës kulturore „Rote Flora”, një nga pikëtakimet më të rëndësishme të skenës autonome i dënoi trazirat. Ai tha se kjo formë e militantizmit, e dehur nga vetja, është e gabuar si politikisht ashtu edhe nga ana përmbajtësore. Sipas të dhënave të policisë në trazirat e së premtës u lënduan 197 policë.

Fotografi: Reuters/C.McNaughton

Edhe të shtunën priten demonstrata, ku nuk përjashtohet dhuna. Por në të njëjtën kohë është bërë e ditur se do të ketë edhe mitingje paqësore si ai „Hamburgu mban qëndrim" ku priten 20.000-30.000 demonstrues.

 

 

la/(afp,dpa)