1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti kombëtari i IT-së në Gjermani

Rolf Wenkel / Elert Ajazaj13 Nëntor 2012

Në Essen zhvillohet të martën (13.11.2012) samiti kombëtar për teknologjinë e informacionit. Dega e IT-së po rritet në fakt më shpejt në Gjermani dhe po krijon më shumë vende pune sesa degë të tjera, po ka edhe probleme.

Symbolbild IT-Gipfel/Netzwerk/Internet
Fotografi: AP

Tregu gjerman për teknologjinë e informacionit, të telekomunikacionit dhe të elektronikës argëtuese (ITK) po lulëzon: Xhiroja me produktet dhe shërbimet do të rritet sivjet me 2,8 për qind në 152 miliardë euro, parashikojnë statisticienët e lidhjes së sipërmarrjeve të kësaj dege, Bitkom.

"Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit është prej kohësh një motor rritjeje ekonomike dhe punësimi në Gjermani. Kjo është një gjë pozitive, pasi degë të tjera nuk e arrijnë këtë rritje. Sektori në fjalë është një shtyllë mbështetjeje e rëndësishme për rritjen ekonomike veçanërisht në kohëra krize", thotë Stefan Heng, analist i kësaj dege tek Deutsche Bank Research. Mirëpo, ç’janë në Gjermani 152 miliardë euro xhiro e përgjithshme krahasuar me 156 miliardë dollarët e realizuar në vitin financiar 2012 vetëm prej koncernit kompjuterik amerikan Apple? Dhe vërtet, emrat i mëdhenj si Facebook, Google, Intel ose Microsoft nuk i mungojnë vetëm degës korresponduese gjermane, po edhe krejt degës evropiane.

Motor punësimi

Por në vend të emrave të mëdhenj kjo degë ka në Gjermani gjerësinë e nevojshme: Në treg veprojnë 81 firmave, ato punësuan vitin e kaluar 876.000 vetë dhe me gjasa do të krijojnë sivjet edhe 10.000 vende pune të tjera. Kësisoj kjo degë është brenda industrisë gjermane punëdhënësi i dytë më i madh pas industrisë së makinerive (para industrisë automobilistike apo asaj elektrike).

Në të njëjtën kohë është rritur mjaft numri i vendeve të lira për specialistë të teknologjisë së informacionit. Në Gjermani ka aktualisht ka rreth 43.000 vende të lira për ekspertë të teknologjisë së informacionit. Kjo degë e ekonomisë ankohet për mungesën e dukshme të forcave të specializuara. Me shqetësimet e saj do t’i duhet të merret në samitin e së martës në Essen grupit të punës „Arsimi dhe shkenca për të ardhmen digjitale" të Ministres së Arsimit Annette Schavan.

Kjo degë pret një rritje të fortë të xhiros në telekomunikacion. Hovi i shitjeve të të ashtuquajtuve Smartphone prodhon fitime. Shtatëdhjetë për qind e celularëve të shitur në Gjermani janë të smartphone. Dhe me sa duket këta përdoren gjithnjë e më pak për thirrje telefonike.

"Me telefoninë klasike nuk mbijetohet sot. Telefonia zanore nuk është prodhuesi i fitimit për telekomunikacionin. Synimi politik i formuluar 15 vjet më parë ishte liberalizimi i tregjeve. Kjo përbën tani pjesën negative të liberalizimit. Fakti që kudo kemi konkurrencë bën që të bien çmimet dhe kjo i ul edhe diferencat midis çmimit të shitjes dhe atij të prodhimit për sipërmarrjet, pra fitimet", thotë Heng.

Nevojë për investime

Këto para mungosjnë pastaj për investimet. Gjithnjë e më shumë përdorues të smartphone-ve i dërgojnë fotografite dhe videot e tyre te shokët, te të njohurit apo në të ashtuquajturin cloud, gjithnjë e më shumë bashkëpunëtorë në terren i njësojnë të dhënat e tyre me qendrën nëpërmjet valëve apo internetit (kjo u sjell ofruesve të shërbimeve për të dhëna mobile rritje të mëdha me 13 për qind të fitimit në 8,5 miliardë euro, mirëpo nga ana tjetër kërkon investime të jashtëzakonshme në rrjete, të cilat janë në gjendje ta përballojnë këtë sasi të madhe të papritur të dhënash.

"Në këtë sektor në Gjermani janë vendosur synime shumë ambicioze, edhe më ambicioze sesa synimet e rekomanduara nga BE-ja. Synohet që deri në 2018-n të vihet në dispozicion për çdo familje gjermane të paktën një lidhje me 50 Mbit/s. Si rrjedhojë, në 5-6 vitet e ardhshme duhen investuar të paktën 80 deri 100 miliardë euro, të cilat duhen shtruar nën sipërfaqen e tokës këtu tek ne."

Mirëpo paratë mungojnë. Ofruesit klasikë të telekomunikacionit kanë konkurrencë të madhe nga ofruesit e rrjeteve kabllore , të cilët nuk livrojnë te familjet vetëm programe televizive, po edhe lidhje interneti me shpejtësi transmetimi marramendëse. Përveç kësaj dega e ekonomisë ankohet jo vetëm për konkurrencën e fortë, po edhe për ndërhyrjet e agjencisë federale të rrjeteve. Prej vitesh bien shpërblimet që mund të kërkojnë njëri nga tjetri operatorët e rrjeteve, kur klientët e tyre telefonojnë në rrjetet fqinje, dhe prej vitesh bien edhe të ashtuquajturat tarifa roamong me jashtë. Kjo mund të jetë popullore dhe në planin afatshkurtër mund t’i gëzojë klientët, por në këtë mënyrë i hiqen tregut paratë për investime.

70 për qind e celularëve të shitur në Gjermani janë të smartphone.Fotografi: picture-alliance/dpa
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW