1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samuel Beckett ishte i dashuruar me Gjermaninë

6 Dhjetor 2011

Dramaturgu irlandez Samuel Beckett ka patur për shumë kohë një afeksion të veçantë për Gjermaninë. Në letrat e tij tregohet se ky afeksion ka nisi shumë heret dhe e udhëhoqi në rolin e tij në rezistencën franceze.

Dramaturgu irlandez, Samuel Beckett
Dramaturgu irlandez, Samuel BeckettFotografi: dpa

Kur Samuel Beckett bëri debutimin e tij regjizorial në Berlin në vitin 1965, shumë pak vetë e dinin se dramaturgu iralndez kishte lidhje të vjetra me vendin. Disa udhëtime të tij në Gjermani, kur ishte pak më shumë se 20 vjeç, kanë patur një ndikim të rëndësishëm në formimin e tij si artist. Një gjë të tillë e tregojnë letrat e tij të zbuluara pas vdekjes dhe të botuara në koleksionin me katër vëllime “Letër nga Samuel Beckett.” Dy vëllimet e para, të cilat pasqyrojnë letrat nga viti 1925 deri në 1956, tregojnë një pamje më të qartë të efektit, që ka patur kultura gjermane mbi fituesin e çmimit Nobel

Dashuria e Beckett për Gjermaninë filloi në fund të viteve 1920, kur i riu udhëtoi për në Kassel të vizitonte xhaxhain e nënës së tij dhe aty ra në dashuri me kushëririn e tij. Edhe pse familja fliste anglisht, gjuhëtari i talentuar filloi të shkëmbente letrat me të afërmit e tij në një gjuhe gjermane të ngrirë, por në zhvillim. Në vitin 1929, ai ishte i aftë të lexonte rrjedhshëm vepra nga Arthur Schopenhauer.

Beckettit i pëlqente të eksperimentonte me gjuhën gjermaneFotografi: picture alliance/dpa

‘Kurioz pas gjithçkaje'

Shtatë vjet më vonë, pak pas përfundimit të Lojrave Olimpike të Berlinit, u kthye në Gjermani, këtë herë për të bërë një tur në galeritë dhe muzeumet e vendit. Ai do të braktiste një punë si mësues në Dublin dhe duke dashur që t'i shpëtonte Irlandës dhe nënës së tij njëkohësisht, Beckett udhëtoi për gjashtë muaj në të gjithë vendin, për të parë veprat e artit. Gjatë rrugës ai mbajti edhe një ditar të detajuar të jetës private. Në gati 500 faqe mund të lexosh për veprat e artit, që ai pa, dhe për jetën nën regjimin nazist gjithnjë e më armiqësor.

Leland de la Durantaye, profesor i asociuar i gjuhës angleze në Universitetin Harvard dhe mik i Holtzbrinck nga Akademia Amerikane në Berlin, thotë se ky ditar së bashku me letrat nga ajo periudhë kohore, japin një pamje të qartë të mendimeve të Beckett për artin. “Beckett është kurioz për gjithçka”, thotë de la Durantaye në një intervistë për Deutsche Welle. “Në këto ditarë ai shfaqet si relativisht i pakujdesshëm, sepse ai nuk priste që dikush t'i lexonte.”

Sipas ekspertëve të letërsisë një gjë e tillë shfaqet qartë në një letër që Beckett i shkruan botuesit gjerman Axel Kaun, ku ai shpreh mendimin për bashkëkohësin e tij James Joyce, si dhe interesin e thellë për gjuhën gjermane.

Dëshmitar i presionit nazist

Frymëzimin për "Duke pritur Godonë" e mori nga një pikturë në GjermaniFotografi: AP

Pasioni për gjuhën gjermane i Beckett i dha privilegjin e të parit piktura dhe skulptura, që ishin ndaluar të shikoheshin nga publiku i gjerë. Për shkak të statusit të tij si një i huaj Beckett ishte në gjendje të merrte leje për të parë kryeveprat, që shfaqeshin për publikun, por edhe ato që ishin emërtuar si "të degjeneruara" dhe censuruara nga regjimi nazist.

Disa nga këto punime lanë mbresa tek dramaturgu.

Në turin e tij Beckett u ndesh me pikturat e Casper David Friedrich, nga të cilat u frymëzua për të shkruajtur “Duke pritur Godonë.” Më vonë ai pa në Dresden edhe “Martirin e Shën Sebastianit” të pikturar nga Antonello da Messina. Ja çfarë shkruante ai: “Përpara një pune të tillë, një fitore mbi realitin në kaos, mbi brishtësinë e zemrës dhe mendjes, nuk është e vështirë të varësh veten.”

Berlini i Beckettit nga Erika TophovenFotografi: presse

Duke përjetuar represionin kulturor, së bashku me të qenit i detyruar të dëgjontë fjalimet plot me propagandë në radio, Beckett filloi të formonte pikëpamjet e tij ndaj Rajhut të Tretë. Kjo mund të ketë qenë ajo, që e çoi Beckett drejt një roli të rrezikshëm në lëvizjen e rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Roli i tij i parë në rezistëncën franceze ka qenë si ndërlidhës, pastaj më vonë si një sabotator i ushtrisë gjermane në Francë, rol që vazhdoi gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë ai nuk lejoi që lufta të prishë dashurinë e tij për vendin. Gjatë gjithë jetës së tij shkrimtari u kthye shpesh në Berlin, ku ai u bë mik i ngushtë me përkthyesen e tij gjermane Erika Tophoven dhe shpesh ngjiste në skenë veprat e saj në Teatrin Schiller. Duket se dashuria e hershme e Beckett për Gjermaninë nuk do të vdesë kurrë.

Author: Courtney Tenz/Amarildo Topi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW