Saporishshja
17 Mars 2011Reklamë
Centrali bërthamor i ndërtuar në vitin 1984 në Dnjepr ka gjashtë blloqe reaktorësh. Kapaciteti total është 6000 MW. Kështu që Saporishshja është centrali i tretë në botë për nga fuqia. Pothuajse e gjithë Ukraina jugore furnizohet nga ky central. Pas mbylljes së Çernobilit ky është më i rëndësishmi në vend. Shpesh njoftohet për incidente. Në vitin 1993 disa pjesë të kompleksit u kontaminuan me ujë radioaktiv. Që nga ajo kohë janë investuar 2 millionë dollarë për modernizimin.