1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scheffer: KFOR i përgatitur për të përballuar çdo sfidë në Kosovë

14 Qershor 2007

Bruksel: Misionet në Kosovë e Afganistan si dhe planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore janë në qendër të diskutimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë. Zyrtarët e NATO-s kanë konfirmuar se Aleanca do mbetet në Kosovë pavarësisht rezultateve rreth statusit. "Mbetemi të gatshëm të luajmë rolin tonë në zbatimin e vendimit për statusin e Kosovës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. KFOR-i është plotësisht i përgatitur të përballet me cdo sfide sigurie në Kosovë", tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, De Hoop Scheffer.