1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scheffer-Steinmeier, misioni i KFOR-it në Kosovë i nevojshëm

14 Shtator 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer(Jaap De Hoop Scheffer) dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank valter Shtajnmajer, (Frank Walter-Steinmeier) thanë se misioni i KFOR-i mbetet i nevojshëm për të siguruar paqen në Kosovë. De Hoop Scheffer tha se forca mundëson mjedis të sigurtë për shumicën shqiptare dhe pakicën serbe. Lidhur me procesin për statusin e Kosovës, ministri Steinmeier tha se nuk kanë alternativë për bisedimet trepalëshe, ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia. "Askush nuk është në gjendje të thotë nëse kjo do të jetë e suksesshme. Ne besojmë se ka një mundësi realiste", ka theskuar shefi i diplomacisë gjermane.