1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scholz jo për thyerje tabush për imigrimin

28 Gusht 2024

Lideri i CDU-së Friedrich Merz kërkon ndryshim nga kancelari drejtimi në politikën e migracionit: pa tabu.Scholz mirëpret ofertën e bashkëpunimit - por kundërsulmon.

Deutschland | Sitzung des Deutschen Bundestages 2023 | Scholz und Merz
Fotografi: Florian Gaertner/photothek/picture alliance

Kreu i CDU-së, Merz, kërkon nga kancelari Scholznjë ndryshim kursi përsa i përket politikës së migracionit: braktisje të tabuve dhe veprime të përbashkëta, nëse është e nevojshme edhe pa partnerët e koalicionit qeveritar: FDP-në dhe të Gjelbrit

Friedrich Merz i përmbahet qëndrimit: "mjaft". Në vend të frazave dhe debateve të zakonshme të gatshme për çdo gjë që është e gabuar, tani më në fund duhet të marrim vendime, kërkon kreu i partisë CDU: "Nëse diçka nuk është e mundur ligjërisht, atëherë duhet – dhe ne jemi deputetë të zgjedhur për këtë – të ndryshojmë ligjet”.

Qoftë ligjin për përfitimet e azilkërkuesve, për të drejtën e qëndrimit, ligjin e policisë, kushtetutën apo rregullat evropiane: për liderin e partisë CDU, këto nuk duhet të jenë më tabu për të frenuar imigracionin e parregullt. Nëse sipas ligjit evropian nuk është e mundur të kthehen njerëzit nga një vend i tretë i sigurt në kufirin gjerman, atëherë duhet të shpallet një emergjencë kombëtare.

Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

"Fol edhe me djallin”

Dëbimet në Afganistan, në Siri - gjithçka është e mundur dhe e arritshme, beson Merz. Po t'i duam. "Dhe po, sigurisht, atëherë duhet të flisni edhe me djallin."

Me këtë kupto: të flasësh me talebanët ose liderin sirian Bashar al-Assad. Dy regjime që Gjermania nuk i njeh dhe me të cilët për rrjedhojë nuk ka marrëdhënie diplomatike. "Por që fillimisht të mos pranosh askënd nga Siria, kjo nuk kërkon diskutime me zotin Assad”. Një ndalim pranimi për sirianët, apo edhe afganët - kjo nuk është problematike nga këndvështrimi i kristiandemokratëve.

Për të arritur përfundimisht zgjidhje, Merz i propozoi kancelarit bashkëpunim: "Pra, nëse mobilizohemi, Unioni dhe SPD, atëherë nuk do të na duhet as FDP dhe as të Gjelbërit për të bërë ndryshimet përkatëse legjislative". Merzi në fakt i ka identifikuar këta të fundit si pengesa reale për ndryshimet përkatëse legjislative.

Merzi nuk dëshiron që kjo ofertë të shihet si një aplikim për një partner të ri koalicioni. CDU dhe CSU nuk janë të pafajshme në rrjedhën e emigracionit të paligjshëm, tha ai. Një goditje me spond, kalimthi, në drejtim të Angela Merkel.

Fotografi: Henning Kaiser/REUTERS

"Vlejnë rregullat e Bashkimit Evropian"

Kancelari e konsideron, si parim të drejtë, që lideri i opozitës të ofrojë bashkëpunim për këtë çështje. "Por është gjithashtu e drejtë që ne ta bëjmë këtë sipas parimeve që janë të rëndësishme për demokracinë dhe mënyrën se si e ndërtojmë këtë vend së bashku," tha Olaf Scholz në një manifestim të fushatës zgjedhore në Jena. "Vlejnë traktatet tona ndërkombëtare. Janë në fuqi rregullat e Bashkimit Evropian. Ajo që vlen është ajo që përcakton kushtetuta, ligji ynë themelor."

Propozimet praktike janë të mirëseardhura, thekson kancelari. Por thyerja e tabuve siç sugjeron Merz - bëhet e qartë - nuk është pjesë e kësaj kategorie për të. Qeveria federale po punon tashmë për deportimin e kriminelëve në Siri dhe Afganistan: "Tani ka nga ata që thonë shpejt: 'Duhet ta bëjmë'. Por ne e dimë se është punë e vështirë."

Scholz:"Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë”

Kancelari nuk dëshiron të ketë të bëjë aspak me atë që Gjermania po i rrëshket duarsh – siç pretendon Merz. Në Jena, ai është luftarak: "Dhe në vend të parullave dhe thirrjeve për dorëheqje, ne kemi vepruar: me ligje të shumta kemi krijuar bazën që numri i njerëzve që vijnë në Gjermani në mënyrë të parregullt të ulet. Dhe ne duam ta vazhdojmë këtë rrugë.”

Kjo vlen edhe për riatdhesimet dhe dëbimet. Tani ka më shumë se më parë, thekson Scholz. Qeveria federale dëshiron dhe duhet ta kufizojë migrimin e parregullt, thotë ai. Është shumë i lartë.

Prandaj Scholz mirëpret faktin që qeveria dhe opozita po punojnë së bashku. Por jo në mënyrë konfuze, por së bashku. Gjë që do të thotë: jo pa partnerët e koalicionit FDP dhe Të Gjelbrit.

(Ch.Nagel/ARD)