1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sekretari i ri i OKB-së Ban Ki Mun fillon punën

Rainer Sütfeld3 Janar 2007

Diplomati koreanojugor Ban Ki Mun mori në 1. janar postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB. Pasardhësi 62 vjeçar i Kofi Ananit ka shpallur zgjidhjen e konfliktit rreth programit atomik koreanverior si një prej prioriteteve kryesore

Ban Ki Moon
Ban Ki MoonFotografi: AP

Garda e nderit dhe duartrokitjet e presin Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB, në vendin e ri të punës, që është vetëm pak minuta larg hotelit, ku Ban Ki Mun do të banojë nëntë muaj. 62 vjeçari Ki Mun do të mund të vendoset në rezidencën e sekretarit të përgjithëshëm në New Yorker Sutton Place, me pamje nga East River, pas përfundimit të renovimit të godinës së vjetër 85 vjeçare. Ban Ki Mun synon mbështetje të gjerë në punën e tij në OKB. Sa i përket problemeve më të mëdha, sekretari i ri tani më ka nisur punët në disa prej tyre. Ndër prioritetet kryesore është Darfuri.
Menjëherë të hënën Ki Mun ka vendosur kontakte me të ngarkuarin e paraardhësit të tij në Sudan, dhe ka caktuar një takim për ditën e martë. Së bashku me Jan Eliason ai ka planifikuar që në janar të udhëtojë në Afrikë, për t'u takuar me presidentin e Sudanit.

I pyetur lidhur me varjen e Sadan Huseinit, ish - ministri i jashtëm i Koresë së Jugut rikujtoi krimet dhe viktimat e ish - diktatorit irakian. Mirëpo Ki Mun iu shmang përgjigjes për dënimin me vdekje. Në fakt ai rikujtoi në domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave të njeriut, por çëshjta e dënimit me vdekje i takon secilit vend anëtar të OKB.
Çështja e dytë me prioritet në fillim të mandatit të sekretarit të ri do të jetë grindja rreth programit atomik me Korenë e Veriut. Ki Mun shpreson se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare që kanë marrë pjesë në bisedimet gjashtëpalëshe të shënojnë përparime.

Vendimet e para të sekretarit të tij, sa i përket personelit, janë befasuese. Diplomatin e njuhur nga India, Nambier, ai e emëroi shef kabinetit, ndërsa një gazetare nga Haiti si zëdhënëse. Të dyja këto vendime u kutpuan si orientim ndaj jugut, ndaj vendeve të botës së tretë. Pasardhësi i Kofi Ananit duket dinamik dhe optimist. Ai thotë se do të luajë rolin e urave që bashkojnë.

"OKB është një organizëm shumë i gjallë, që duhet të jetë në linjën e parë, kur bëhet fjalë për sfidat dhe temat e mëdha. Ajo duhet t'ua ngjallë shpresën të gjithë njerëzve në rruzullin tokësor", pohon ai.