1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Buchmesse Rundgang

19 Mars 2010

Sektori i librit prezantohet në Lajpcig deri ditën e dielë. Shoqata e bursës së tregtisë së librit pret zhvillim përmes shanceve, që ofrohen nga digjitalizimi.

Ndërtesa e panairit të libritFotografi: Leipziger Messe GmbH/Tom Schulze

„Mua më pëlqejnë më shumë librat e dëgjimit. Mua më pëlqejnë mangat më pëlqen leximi!“

Si gjithnjë ata janë të parët, që vijnë në panair, klasat e shkollës nga pjesë të ndryshme të Saksonisë. Ata bëjnë maratona leximi, informohen për panairin, marrin pjesë në lojrat shpërblyese dhe i përgjigjen pyetjeve, e sigurisht mbledhin prospekte, dhurata reklamash dhe dëgjojnë duke qeshur nën zë, kur në një nga shumë ishujt e leximit ofrohet letërsi për të rinjtë duke u munduar që t`i tërheqin ata sa më shumë.

Oferta të shumta për fëmijë

Të veshur krejt me të zeza ose të bukura si princesa janë veshur disa vajza të reja këtu, tifozë të mangave (libra komikë japonezë) që me objektiv të sigurt drejtohen në sallën nr 2, për të marrë autograme nga skicuesit që adhurojnë, për tu kthyer pastaj në kopshtin japonez të çajit për të diskutuar të rejat e fundit në fushën e librave për të qeshur ose për të marrë pjesë në garën e koleksionuesve të kartave Yu-Gi-OH!.

Fotografi: picture-alliance / ZB

Në rrugën e tyre në këtë botë të mrekullueshme të mangave fëmijët dhe të rinjtë kalojnë pranë stendave të ftohta të librave të shkollave, por ato u interesojnë më suhmë mësuesve dhe mësueseve: „Që prej fillimit panairi ka patur një vlerë të madhe, sepse që nga fillimi mësuesit erdhën tek ne dhe krah librave fiction dhe librave teknikë u interesuan edhe për librat e shkollës dhe materialet shoqëruese. Ne kemi organizuar aktivitetete për mësimdhënësit dhe të gjitha ato kanë shumë pjesëmarrës.“

Jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit

Thotë Michael Nath, shefi i marketingut të Shtëpisë së Botimit Cornelsen, Volk & Wissen. Arsimi është një nga pikërëndesat e këtij panairi dhe ofertat rriten çdo vit. Vetëm këtë vit programi përmban 150 aktivitete me mundësi informimi për mësues dhe edukatorë. Ata nuk kanë për detyrë që t`i mësojnë fëmijëve shkrimin dhe leximin, por t`i japin atyre edhe dëshirën për të lexuar. Dhe për këtë nuk mungojnë librat e përshtatshëm: „Kështu mua më pëlqen të lexoj libra të trashë. Unë lexoj librin Lilly dhe indianët.“

Kurse fëmijët e tjerë lexojnë me kënaqësi libra krimi ose romane historike, apo letërsi fantastike, që kanë kohë që janë shumë të preferuar: „Po te hedhësh një vështrim në listën e librave më të shitur e sheh se ka histori fantastike të Harry Potter-it, tani kemi edhe Stephanie Meyer-in, P.C. Cast , nënë dhe bijë që shkruajnë së bashku, por edhe romane me vampirë. Këto shiten shumë.“

Thotë Andrea Engen, që drejton marketingun për letërsinë argëtuese në shtëpinë e botimit S. Fischer. Titujt e librave për të cilat kujdeset ajo, ndodhen në sasi të mëdha nëpër librari. Edhe libraritë e firmave të mëdha, që kanë filiale në gjithë vendin, porosisin letërsi të ashtuquajtur All-Age, që lexohen me dëshirë si nga mamatë ashtu edhe nga fëmijët.

Fotografi: picture-alliance/ ZB


Nxitje për shtëpitë e vogla të botimit

„Ekziston një llogari 80 me 20. Shtëpitë e botimit bëjnë 80 përqind të volumit të shitjeve me 20 perqind të klientëve. Kështu ka qenë së fundi dhe kështu do të mbetet.“

Thotë Wilfried Erler, përfaqësues i Shtëpisë Botuese Diogenes të Zyrihut. Megjithatë edhe për këtë do të diskutohet këtu në Lajpcig, sepse një pikë e rëndësishme e panairit është nxitja e përkrahja e shtëpive të vogla të botimit. Në këto ditë panairi ato gëzojnë vëmendje të konsiderueshme, edhe leximet publike të autorëve krejt të panjohur priten këtu me shumë kuriozitet. Në shumë librari librat e tyre mezi gjenden. Kështu që mbetet vetëm që vizitorët e interesuar të panairit të marrin ngacmime që kur të shkojnë në shtëpi të pyesin në librari për porositjen e librave jokonvencionalë.

Autor: Silke Bartlick/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica