1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbët formojnë shërbimin e mbrojtjes civile

Bekim Shehu21 Qershor 2006

Në pjesën veriore të Kosovës e banuar nga serbët është formuar shërbimi për mbrojtjen civile. Agjencitë e huaja të lajmeve njoftojnë se në këtë shërbim janë inkuadruar pjestarë të ish ushtrisë jugosllave.

Ushtar i Bundesvehrit në Kosovë
Ushtar i Bundesvehrit në KosovëFotografi: AP

Zyrtarët serbë të komunave veriore të Kosovës kanë formuar shërbimin për mbrojtjen civile i cili sipas tyre do të jetë një sherbim i paarmatosur. Tash për tash, akoma nuk është e qartë nëse ky shërbim do të formohet nga pjestarë të ish ushtrisë Jugosllave apo nga civilët.

Ajo që konfirmohet është se, 385 persona tashmë kanë nëshkruar kontratat e punës me komitetin për raste emergjente i krijuar kohë më parë pas vendimit të katër komunave serbe për ndërprerjen e marrëdhnjeve me institucionet qëndrore në Kosovë.

Agjencitë e huaja të lajmeve citojnë zyrtarë serb të kenë thenë se 385 pjestarët e shërbimit për mbrojten civile janë pjestar të ish ushtrisë jugosllave. Zyrtarët serb kanë thënë se kanë qenë të detyruar të ndërmarrin një hap të tillë për shkak të joefikasitetit të policisë ndërkombëtare dhe forcave paqeruajtëse në krijimin e sigurisë dhe poashtu për shkakë që këto forca sipas tyre po mbulojnë krimet dhe autorët e tyre.

Megjithatë, këto ngjarje nxitën udhëheqësit serb të komunave veriore që të ndërpresin marrdhëniet me institucionet e Kosovës dhe të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në komunat e tyre. Zyrtarë të administratës ndërkombëtare ndërkaq thonë se, ata nuk kanë njoftime për punësimin e ish pjestarëve të ushtrisë jugosllave nga komunat veriore të Kosovës, mirëpo më herët ata patën thënë se, çdo organizim i cfarëdo grupi për krijimin e sigurisë në veri të Kosovës është i jashtligjshëm. Ata thonë se SHPK-së, është i vetmi shërbim legal i sigurisë në Kosovë. Në pjesën veriore të Kosovës, ndërkaq, ka kohë që mbretëron një gjendje e brishtë e sigurisë dhe e gjith kjo pas vrasjes së një të riu serb dhe plagosjes së një gruaje serbe. Policia tha se këto raste nuk janë të motivuara etnikisht.

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen: "Situata në Kosovë është stabile dhe e qëndrushme, mirëpo nga ana tjetër është fakt që në pjesën veriore të Kosovës ka pasur disa incidente që kanë kërcenuar sigurinë dhe kjo çështje duhet të merret seriozisht. Mirëpo, megjithatë, nuk ka indikacione që ato incidente të kenë qenë të motivuara etnikisht," thotë Soren Jesen Petersen.

Veprimet e zyrtarëve serb të komunave veriore, për krijimin e shërbimeve për mbrojtje civile nga autoritet ndërkombëtare u cilësuan të ngutshme dhe jo valide, ndërsa UNMIK, në këtë pjesë të Kosovës tashmë ka dislokuar 800 polic ndërkombëtar në mesin e tyre 500 trupa të njësive speciale.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW