Serbët me të drejta të barabarta
28 Gusht 2006
Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, thonë se institucionet e Kosovës do të garantojnë të drejta për pjestarët e komuniteteve pakicë dhe në hartimin e dokumentit janë marrë parasysh sandardet ndërkombëtare. Pakti i Prishtinës për të drejtat e
pakicave do t’i prezantohet ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime për statusin në kuadër të bisedave të ardhshme për decentralizimin.
Në paketin e të drejtave për pakicat pëfshihen 10 vende të rezervuara në kuvend për serbët e Kosovës, ndërsa me këtë pikë nuk janë të kënaqur serbët e Kosovës. Përfaqësues të tyre thonë se, garancitë që u janë ofruar në dokumentin për të drejtat e komuniteteve, janë të pamjaftueshme.
Përfaqësuesit serbë insistojnë që të ruhet zgjidhja e deritashme e përfshirë në Kornizën Kushtetuese, sipas të cilësdhjetë vende janë të rezervuara për bashkësinë serbe, pavarësisht nga numri i deputetëve që i fitojnë në zgjedhje. Ndërsa, sa i pëket funksionimit të gjykatës kushtetuese, përfaqësuesit e serbëve poashtu mendojnë se duhet siguruar përfaqësim i të gjitha bashkësive
dhe të ketë konsensus në vendimarrje.
Sidoqoftë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë marrë pjesë në punën e grupit konsultativ për komunitetet pakicë në Durrës dhe në Selanik dhe kanë insistuar që të
sigurohen mekanizma kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e interesave vitale kombëtare serbe sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Nga ana e tyre anëtarët e Grupit Negociator, thonë se në zgjidhjet e ofruara në dokumentn për të drejtat e pakicave kanë pasur parasysh pikërisht standardet dhe
praktikat më të larta ndërkombëtare.